LAJMI I FUNDIT:

Erdogan bën thirrje që të mbrohen kutitë e votimit derisa rezultatet të jenë të sigurta

Erdogan bën thirrje që të mbrohen kutitë e votimit derisa rezultatet të jenë të sigurta

Presidenti Recep Tayyip Erdogan të dielën pasdite u bëri thirrje mbështetësve dhe vullnetarëve që të mbrojnë kutitë e votimit derisa të jenë të sigurta rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Turqisë.

“Si gjithmonë, është koha për t’u kujdesur për kutitë e votimit. Vazhdoni të mbroni vullnetin e kombit tonë deri në përfundimin e rezultateve”, ka thënë Erdogan në rrjetet sociale ndërsa qendrat e votimit u mbyllën që nga ora 17:00 sipas kohës lokale, përcjell Telegrafi.


Siç vënë në pah mediat turke, më shumë se 64.1 milionë njerëz u regjistruan për të votuar, duke përfshirë mbi 1.76 milionë që kanë hedhur tashmë votat e tyre jashtë vendit dhe 4.9 milionë votues për herë të parë.

Dhe për të votuar këta njerëz, janë ngritur gjithsej 191.885 kuti votimi.

Çdo votues hodhi dy vota, njëra për presidentin dhe tjetra për ligjvënësit, të cilët do të shërbejnë për mandate pesëvjeçare.

Votuesit do të zgjedhin midis presidentit Recep Tayyip Erdogan, që kërkon rizgjedhjen, kandidatit kryesor të opozitës Kemal Kılıçdaroglu dhe Sinan Ogan.

Ndryshe, Muharrem Ince, një tjetër pretendent presidencial, u tërhoq nga gara më herët të enjten.

Megjithatë, pavarësisht tërheqjes së tij, Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) – autoriteti zgjedhor i Turqisë – ka konfirmuar vlefshmërinë e votave për kandidatin.

Veç kësaj, në zgjedhje kanë garuar mbi 30 parti politike dhe 150 kandidatë të pavarur për deputetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit

Azia
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Imazhe që tregojnë se çfarë ka mbetur nga helikopteri i rrëzuar, në të cilin gjendej presidenti iranian

Imazhe që tregojnë se çfarë ka mbetur nga helikopteri i rrëzuar, në të cilin gjendej presidenti iranian

Azia
A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci

A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci

Evropa
Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?

Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?

Botë
Kalo në kategori