LAJMI I FUNDIT:

Erdhi nga Selaniku por nuk kishte pasagjerë, nga kompania “Shpejtimi Tours” japin detaje nga aksidenti

Erdhi nga Selaniku por nuk kishte pasagjerë, nga kompania “Shpejtimi Tours” japin detaje nga aksidenti

Një vet-aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Në aksident është përfshirë një autobus i kompanisë “Shpejtimi Tours”, i cili sipas pamjeve që ka siguruar Telegrafi, shihet se autobusi ka qenë duke lëvizur derisa humb kontrollin dhe godet disa vetura që ishin në hapësira e një auto-salloni.


Menaxheri i kompanisë “Shpejtim Tours”, Ibrahim Veselaj tha për Telegrafin se në autobus nuk ka pasur pasagjerë.

“Nuk ka pasur asnjë pasagjerë. Autobusi ka zbritur udhëtarët në stacionin e fundit në Gjakovë, ata kanë qenë në shëtitje në Selanik të Greqisë”, tha ai.

Veselaj tha se në aksident nuk është lënduar askush, as shoferi.

I pyetur për shkaqet e këtij aksidenti, Veselaj tha “policia është duke u marrë me rastin, ende nuk dihet për shkaqet e aksidentit”.

Aksidentohet rëndë autobusi i kompanisë “Shpejtimi”, lëndohen tre persona
Lexo po ashtu Aksidentohet rëndë autobusi i kompanisë “Shpejtimi”, lëndohen tre persona

Ndryshe, nga policia kanë konfirmuar aksidentin duke njoftuar se ka ndodhur rreth orës 03:00, në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren).

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ngasësi i një autobusi, në rrethana deri më tani të panjohura, kishte humbur kontrollin mbi autobusin dhe ka goditur gjashtë vetura të parkuara jashtë rrugës”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ndërkaq, nga auto-salloni kanë pohuar se dëmi i shkaktuar në vetura është rreth 200 mijë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori