LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet rëndë një autobus në magjistralen Gjakovë-Prizren, lëndohen tre persona

Një vet-aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Një autobus i kompanisë “Shpejtimi”, është aksidentuar me disa vetura që janë qenë të parkuara në oborrin e autosallon “Xeni”.

Telegrafi ka siguruar pamjet nga ky aksident, ku shihet se autobusi ishte me shpejtësi të madhe.


Njëri nga pronarët e autosallonit i ka thënë Telegrafit se dëmi i shkaktuar është mbi 200 mijë euro.

Erdhi nga Selaniku por nuk kishte pasagjerë, nga kompania "Shpejtimi Tours" japin detaje nga aksidenti
Lexo po ashtu Erdhi nga Selaniku por nuk kishte pasagjerë, nga kompania "Shpejtimi Tours" japin detaje nga aksidenti

Lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se tre persona janë lënduar.

“Sot rreth orës 03:00, është raportuar aksident trafiku në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ngasësi i një autobusi, në rrethana deri më tani të panjohura, kishte humbur kontrollin mbi autobusin dhe ka goditur gjashtë vetura të parkuara jashtë rrugës.

Përveç dëmeve materiale është raportuar për tre persona të lënduar. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e hetuar rastin”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë Sheremet Elezaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Agon Zejnullahu nuk ka vdekur nga veprimet e zyrtarëve policorë

Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Agon Zejnullahu nuk ka vdekur nga veprimet e zyrtarëve policorë

Lajme
Letër me tone kërcënuese: Nazim Bllaca kërkonte statusin e invalidit të luftës nga Hashim Thaçi

Letër me tone kërcënuese: Nazim Bllaca kërkonte statusin e invalidit të luftës nga Hashim Thaçi

Lajme
Momentet e fundit të Agon Zejnullahut që vdiq në duart e policisë

Momentet e fundit të Agon Zejnullahut që vdiq në duart e policisë

Lajme
Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Lajme
Dokumente dhe shkrime të reja nga laptopi i Bllacës: Çka shkruante agjenti i BIA-s për strukturën e UÇK-së?

Dokumente dhe shkrime të reja nga laptopi i Bllacës: Çka shkruante agjenti i BIA-s për strukturën e UÇK-së?

Lajme
Haradinaj reagon pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan: E paskeni vrarë me gjakftohtësi

Haradinaj reagon pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan: E paskeni vrarë me gjakftohtësi

Lajme
Kalo në kategori