LAJMI I FUNDIT:

Era Rusi flet për prapaskenat e Këngës Magjike: Ka dy vjet që një koleg nuk më flet (Video)

Era Rusi flet për prapaskenat e Këngës Magjike: Ka dy vjet që një koleg nuk më flet (Video)

Sapo ka përfunduar edicioni i 19 i festivalit “Kënga Magjike” e edhe këtë vit pati përplasje mes artistësh për çështje pikësh.

Era Rusi e ftuar në emisionin “Thumb” edhe pse këtë vit nuk ka qenë pjesëmarrëse në festival, ka treguar se pikërisht për ndarjen e pikëve që bëhet në “Kënga Magjike” një koleg i saji nuk i ka folu për një kohë të gjatë.


“Në kaq vite në “Kënga Magjike” unë nuk i kam parë kurrë pikët apo e sata jam klasifikuar. Një X këngëtar nuk më foli dy vite.

Për çështje pikësh, se nuk i kisha dhënë pikë në “Kënga Magjike”. Atë vit këngëtarët BIG nuk kishin këngë të mira dhe këngëtarët e rinj kishin super materiale.

Edhe ne kemi qenë dikur të rinj dhe ankoheshim për ata që nuk na jepnin mundësinë. Si u pajtuam? Erdhi prapë Kënga Magjike.”, rrëfen Era duke treguar se ato që fliten lart e poshtë mesa duket janë të vërteta.

Për çështje pikësh ndodh edhe kështu, të mbash mëri për 2 vite.

Polemika në Kënga Magjike kishte edhe këtë vit mbi mënyrën e votimeve që nxori fituese Anxhela Peristerin. /Blitz/