LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi publikon klipin e ri të xhiruar në Xhamajka

Era Istrefi publikon klipin e ri të xhiruar në Xhamajka

Pas suksesit të padiskutueshëm në finalen e Kampionatit Botëror 2018, Era Istrefi ka publikuar klipin e ri.

Bëhet fjalë për klipin e këngës “Prisoner”, këngë të cilën ajo e publikoi muajin e kaluar.


Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam në finalen e Kampionatit Botëror 2018 (Foto: Getty Images)

Faqja ndërkombëtare “Just Jared”, i ka dedikuar një artikull 24-vjeçares, duke potencuar prononcimin e saj rreth këngës.

“Jam rritur duke dëgjuar këngë reggae, kështu që kur e dëgjova demon e “Prisoner” të shkruar nga Emily Warren dhe Scott Harris, e ndjeva që ishte shumë e përshtatshme për mua, u identifikova me melodinë dhe tekstin e mrekullueshëm”, ka deklaruar Era.

Era Istrefi në klipin e ri “Prisoner” (Foto: Getty Images)

Klipi i këngës është mjaft i veçantë, dhe duke qenë se kënga është e stilit reggae, këngëtarja tregoi se ishte kjo arsye se pse zgjodhi Xhamajkan për xhirimet e klipit të ri.

“Muzikën reggae fillova ta pëlqej që në moshën 16-vjeçare dhe kjo më bëri që të shkoj në Xhamajka për ta xhiruar videoklipin”, ka përfunduar Era.

Era Istrefi vazhdon të shijojë qëndrimin në Moskë, shoqërohet nga reperi French Montana
Lexo po ashtu Era Istrefi vazhdon të shijojë qëndrimin në Moskë, shoqërohet nga reperi French Montana

Ajo erdhi mjaft atraktive dhe provokuese në performancën në klip, duke vërtetuar edhe njëherë se vazhdon të mbetet njëra ndër këngëtaret më të kompletuara. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori