LAJMI I FUNDIT:

Enrique: Nuk çmendem për ta fituar Kupën në Bernabeu

Enrique: Nuk çmendem për ta fituar Kupën në Bernabeu

Barcelona do të luajë me Alavesin në kampionat, por do të jetë si provë para finales së Kupës së Mbretit.

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka folur për këtë ndeshje, duke thënë se nuk do të luajë rol edhe aq që janë edhe finalist të Kupës.


“Nuk mendoj që është fakt i rëndësishëm që do të luajmë edhe në finale”.

“Alaves ka qenë një zbulim, janë kompakt, kanë numra të mirë dhe janë një ekip që janë promovuar rishtazi, me një trajner që ka qenë në gjendje të imponojë stilin e tij”.

Luis Enrique foli edhe për situatën e ndeshjes dhe mos luajtjes në Santiago Bernabeu, duke thënë se nuk i intereson ku luhet ndeshja.

“Nuk jam i çmendur për idenë që të shkoj të fitoj Kupën në Bernabeu”.

“Jam totalisht indiferent ndaj kësaj”, ka thënë Enrique. /Telegrafi/