LAJMI I FUNDIT:

Enis Ujkani, një producent me ambicie të mëdha, dhjetë vjet prezent në televizionet shqiptare (Video)

Enis Ujkani, një producent me ambicie të mëdha, dhjetë vjet prezent në televizionet shqiptare (Video)

1. Trendi i formateve televizive në të gjithë botën
Para 10 viteve teleshikuesit e të gjitha trevave shqiptare (Shqipëri, Kosovë e Maqedoni), u bënë dëshmitarë të një risie absolutisht të paparë deri në atë kohë, e cila shënonte edhe fillimin e një historie të re në transmetimet televizive, ose me saktë në produksionet televizive në mbarë hapësirën shqipfolëse.
Në fakt, deri në atë kohë as që mendohej se një televizon i një vendi të vogël si Kosova, Shqipëria apo Maqedonia, të mund të pretendonte të realizonte ndonjë format televiziv që të ishte franchise globale, sikundër ishte kthyer në trend në të gjithë mediat e botës.

2. Milioneri
Pikërisht kur askush nuk kishte asnjë lloj ideje e jo më vullneti apo ambicieje për një gjë të tillë, papritmas në mediat shqiptare qarkullonte një promo që njoftonte se së shpejti do të fillonte transmetimi në shqip i njërit prej formateve më të suksesshëm në botë, kuizit më të famshëm “Kush do të bëhet Milioner”, të cilin shqiptarët e apasionuar pas kuizive e kishin ndjekur vetëm përmes transmetimeve të kanaleve të huaje televizive.
Ajo që e bënte edhe më sensacional këtë lajm ishte se, ndryshe ç’mund të mendohej, kuizi në fjalë nuk do të reailzohej nga ndonjë kompani e madhe televizive shqiptare, e as nga ndonjë producent me emër deri atëherë, por nga Enis Ujkani, një djalë i ri – student – pa asnjë lloj eksperience – por me një pasion, vullnet e ambicie të jashtëzakonshme. Një emër që askush nuk e dinte se kush ishte, por që brenda një periudhe shumë të shkurtër, do të bënte të flitej shumë për të, si producenti më i suksesshëm në të gjithë trevat ku flitet shqip. Asgjë nuk kishte në fillim Ujkani, as, financa, as teknikë, as studio, por kishte një ëndërr dhe një pasion të madh. I mjaftoi vetëm ideja që i dha miku i tij Orhan Murati për të blerë licencën e kuizit të famshëm “Kush do të bëhet Milioner”, që ishte lancuar tashmë në 106 shtete të botës, që ai të hidhej në këtë “avneturë” të jashtëzakonshme me gjithë pasionin e dhe vullnetin që e ka karakterizuar duke arritur të marrë licencën e ta bënte këtë ëndërr realitet.


3. BBC
Lancimi i Milionerit në shqip u bë pjesë e një dokumentari të BBC, ’’Media Revulution’’, ku producenti Ujkani del si producent shumë i fuqishëm.

4. Agron Llakaj versus Gerry Scotti
Producenti Enis Ujkani, e vazhdoi më tej ambicien e tij për të bërë gjera të mëdha. Kështu, për lancimin e Milionerit, ai pati idenë brilante për një spot që edhe sot e kësaj dite mbahet si një nga gjetjet më fantastike në mediat tona. Kështu ai organizoi një spot reklamë me moderatorin e showman-in e famshëm Italian, Gerry Scotti, duke e vënë këtë të fundit në rolin e konkurrentit përballë moderatorit Agron Llakaj, që do të drejtonte kuizin e famshëm për teleshikuesit e trevave shqiptare. Promo që sapo u shfaq në televizion i gozhdoi para ekranit teleshikuesit, të cilën çdo moderator shqiptar do ta kishte një ëndërr.
Ambiciet e Ujkanit nuk ndalen kështu pas dy viteve realizoj një studio të re, që sipas Sony Picture Entertainment dhe 2waytraffic, që kanë të drejtat e lincesës së këtij formati, vinte si studio më e mira e dyta në botë pas Mbretërisë së Bashkuar

5. Fifty fifty
Suksesi i Milionerit i dha stimuj të rinj dhe ide të reja producentit Ujkani, i cili vazhdoi punën me lancimin edhe realizmin e formatit Fifty fifty për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, që edhe pse si format nuk arriti suksesin e Milionerit, vlen të thuhet se nga kompania Sony Picture Entertainment u vlerësua si realizimi teknik më i mirë, dhe skenografia më e mirë nga të gjitha shtetet e tjera të botës që kishin lancuar.

6. Dragons Den
Pas Fifty-Fifty, Dragons Den ishte formati i radhës i sjellë nga Enis Ujkani. Dragons Den është franshisa më e sukseshme në botë për biznes.

7. Përvoja
Pas 6 viteve duke punuar me producentët më të suksesshëm në botë si anglezë, holandezë, gjermanë, dhe duke mbajtur trajnime dhe vizita të shumta në televizionet më të mëdha në Evropë, si në Italy në Canale 5,në Angli ITV, dhe në Gjermani në televizionin me të suksesshëm në Evropë “RTL”. Pas realizimeve të mësipërme , Enis Ujkani, fitoi një përvojë shumë të vyer. Përvojë kjo që e ka bërë atë të jetë producenti i parë në rajon që ka krijuar formate televizive si Game Show Enterteinmant , me licencë ndërkombëtare: si Champion Quiz Get in the Ring, Super Sfida.

8. Champion Quiz
Formati garues Champion Quiz, është formati i diturisë aktualisht më i suksesshëm në mediat tona në kategorinë e Show Quizit,. Ky show është për të gjitha moshat dhe pritet të realizohet edhe me personazhe publike.

9. Get in the Ring
Producenti Ujkani garën botërore të biznesit Get in The Ring, e ka kthyer në një shou garues që krijon emocion, dramë, tension dhe shou. Është pra një lloj formati që akoma nuk është parë në televizionet botërore. Në këtë shou kandidatët garojnë në ring me ide biznesi dhe fituesi merr të drejtën të garojë në garën botërore për 1 milion euro.

10. NEKTAR:
Enis Ujkani i njohur si producenti që realizon shou argëtues, por kësaj radhe ai dëshmoi se di të bëjë edhe emisione të tjera, kur u shfaq për herë të parë me emisionin Nektar. Ishte diçka krejtësisht e re në televizionet tona. Një emision100 për qind edukativ që trajton tema sociale me një realizim shumë profesional, si në trajtimin e temave, skenografi, me audiencë dhe realizim profesional. Emisioni Nektar, është një emision që ka një shikueshmëri të lartë në çdo shfaqje.

11. Njohuri të përgjithshme
Suksesi i të gjitha projekteve që realizoj Producenti EnisUjkani, ka treguar se ai nuk është vetëm një producent i afirmuar, por edhe një perfeksionist që merret me çdo detaj gjatë realizimit: organizim, regji, kamera, ndriçimi, skenografi, dhe mundohet që çdo detaj të dalë në ekran sa më bukur të jetë e mundur.

12. Dhe krejt në fund Super Sfida
Qysh në lancimin e episodeve të para, u bë një fenomen televiziv që sjell dramë,tension, emocion, humor dhe shou që nuk është parë në ekranet tona, dhe një sukses me shikueshmëri rekord.

Kësaj radhe, Enis Ujkani, filloi ta moderoj vetë këtë format për arsye që i përshtatet shumë me përsonalitetin e tij, dhe u shfaq me një trend të ri të modelimit, duke u bërë pjesë e lojës bashkë me mysafirët.

Të gjitha këto projekte na japin mundësi të pohojmë se Enis Ujkani, është padyshim producenti me i suksesshëm në mediat shqiptare.

Por, Enis Ujkani gjithmonë e thotë ndryshe: Unë jam vetëm një shërbyesi ekranit televiziv me ide, vullnet, dëshirë, ambicie dhe punoi shumë në realizimin e këtyre formateve botërore, por suksesi nuk është nga unë, suksesin ma dhuroi i madhi Zot.

Jamë shumë i lumtur që ma mundësoi ta kuptoj këtë dhe ta falënderoj vazhdimisht./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Magazina
Kalo në kategori