LAJMI I FUNDIT:

Eneda Tarifa flet për fillimet e karrierës: Jam shfaqur në skenë edhe me veshje të huazuara

Eneda Tarifa flet për fillimet e karrierës: Jam shfaqur në skenë edhe me veshje të huazuara
Eneda Tarifa (Foto: Instagram)

Ajo është njëra nga këngëtaret më të talentuara në trojet shqiptare dhe jo vetëm.

Eneda Tarifa tashmë ka një karrierë të gjatë muzikore, teksa vitet e fundit ka provuar edhe moderimin.


E ftuar në emisionin “Thumb On” në RTV Ora, ajo ka folur për fillimet e karrierës, e cila tregon se kishte raste që dilte në skenë me rrobat e kushërirave.

E pyetur nëse vite më parë është veshur vetë kur diltë në skenë, artistja Tarifa ka dhënë një përgjigje mjaft të sinqertë, “Në përgjithësi jam veshur vetë sepse gjithmonë kam menduar që veshja nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Por më vonë filluam të punonim me profesionistë të fushës. Në festivalin e 97′ kisha veshur një fustan të zi të mbrëmjes së maturës së gocës së hallës sime. Na u duk i bukur të gjithëve familjarisht”.

Të gjitha lajmet nga Eneda Tarifa
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eneda Tarifa

“Natën e parë kam qepur një kostum me një copë 15 mijë lekshe nga ato që mbante mami. Realisht ka qenë bukur pavarësisht mundësive. Në festivalin e pranverës kisha veshur një gjë që nuk më shkonte me sandalet. Aty ishte Lori Kaçka dhe bashkë me të ishte dhe goca e tezes. Më thotë mua po heq unë veshjen time se të shkojnë më shumë këto dhe vesha të asaj. Në momentin e fundit jam sajuar”, ka thënë më tej Tarifa.

Pavarësisht kësaj, Eneda vazhdon të jetë shumë e angazhuar në muzikë, ku këtë vit është ritkhyer në kompeticionin muzikor “Kënga Magjike” pas 11 vitesh dhe që pritshmëritë janë shumë të mëdha. /Telegrafi/