LAJMI I FUNDIT:

Endrit Krasniqi më i miri i javës së 13-të në Albi Mall Superligë

Endrit Krasniqi më i miri i javës së 13-të në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall , vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Çmimi i më të mirit për javën e 13-të i takon futbollistit të FC Prishtina, Endrit Krasniqi.


Për futbollistin bardhekaltër kjo është hera e dytë që e fiton këtë çmim në këtë edicion. Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Lulzim Rrmoku, Skender Kapra dhe Flamur Sinani.

Endrit Krasniqi u vlerësua për paraqitjen e mirë dhe për golin që e vulosi fitoren e Prishtinës në duel me Llapin (2:0) në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Çmimin “Ylli i Javës” për Endrit Krasniqin e ndau Rinor Bekteshi, menaxher për blerje dhe furnizim në ‘Albi Mall’.

Pas marrjes së çmimit, Krasniqi u shpreh i lumtur që vitrinës së tij të trofeve personal ia shtoi edhe një tjetër çmim të ‘Yllit të Javës’.

“Ky është një çmim i rëndësishëm për mua, pasi atë dëshirojnë ta fitojnë të gjithë futbollistët që janë pjesë e elitës. Kjo është hera e dytë gjatë këtij edicioni që shpërblehem me këtë çmim dhe shpresoj ta fitoj edhe herëve tjera. FC Prishtina tashmë e ka kapur një seri pozitive të rezultateve, gjatë të cilës periudhë përveç punës sonë të madhe e kemi pasur përkrah edhe fatin. Uroj që të vazhdojmë me rezultate pozitive dhe dua t’i falënderoj të gjithë bashkëlojtarët dhe stafin për mbështetje”, ka theksuar Endrit Krasniqi për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori