Endrit Ademi sjellë albumin ‘’Rrotull botës’

Skenës muzikore shqiptare përditë i shtohen emra të rinj, por vetëm më të talentuarit i mbijetojnë konkurrencës dhe tregut momental. Një nga zërat e bukur të gjeneratës së re është edhe Endrit Ademi, këngëtar ky që po e bind publikun me kualitetin e tij në muzikë.
Endrit Ademi ka disa këngë të zhanreve të ndryshme, që nga muzika popullore, ajo pop dhe baladat.
Këngëtari nga Prishtina, që me zërin e tij mbresëlënës po bëhet çdo ditë e më shumë i pranishëm në rrethe të ndryshme, deri më tani ka edituar dy albume muzikore. I fundit, i lansuar gjatë kësaj verë titullohet ‘’Rrotull botës’’, transmeton indeksonline.
Albumi live ka tetë këngë popullore dhe dy këngë personale, njëra baladë dhe tjetra e përpunuar. Orkestrimi i albumit në fjalë është bërë nga Fisnik Bajrami, kurse me klarinetë dhe saksofon është Astrit Osmani.
Endrit Ademi bën me dije se është në përgatitje të një kënge dhe videoklipi të ri, që do të publikohen kah muaji shtator.
Ademi, premton se nuk do të ndalet së sjelli këngë që vlen të dëgjohet dhe së bëri muzikë të vërtet e me vlera brenda saj.
Ndryshe, kuptojmë se këngëtari këto kohë është shumë i angazhuar edhe në mbrëmje të ndryshme në Kosovë e Shqipëri.



















































