LAJMI I FUNDIT:

Ende pa një dhuratë për 7 dhe 8 Marsin? Këto zgjedhje do t’ju ndihmojnë dhe do t’ju nderojnë

Ende pa një dhuratë për 7 dhe 8 Marsin? Këto zgjedhje do t’ju ndihmojnë dhe do t’ju nderojnë

Ne lexojmë lajme gjatë gjithë kohës në mediat sociale, në Twitter, Tumblr, Instagram, email, etj. Natyrisht, nuk është aspak keq. Por duhet të lexojmë më shumë libra, veçanërisht nëse ato janë libra të mrekullueshëm të shkruar nga autorë të veçantë

Nëse ende nuk e keni gjetur dhuratën për 7 dhe 8 Mars, këto janë 5 zgjedhjet e momentit të fundit.


Ditari i Frida Kahlo-s, nga Frida Kahlo

Frida Kahlo ishte një piktore e 1900-ës, e cila njihet për portretet e saj. Ajo gjithashtu është një ikonë, që fuqizon gratë në mbarë botën edhe sot.

Ky libër është në thelb ditar i saj plot me ilustrime, skica, poema dhe mendime mbi identitetin, racën, gjininë dhe klasën në Meksikë. Mendimet e reflektimet e saj të shkruara në fletët e bardha të ditarit do t’ju ndihmojnë të reflektoni mbi ngjarjet e fundit.

Unë jam Malala, nga Malala Yousafzai

Malala është vajza e re dhe e talentuar që pagoi një çmim të lartë për atë që ajo besoi. Ajo vjen nga Pakistani dhe beson fuqimisht në të drejtat e grave për arsim.

Ajo u qëllua në kokë një ditë kur po kthehej nga shkolla, por jetoi për të treguar historinë dhe u bë laureata më e re për Çmimin Nobel të Paqes në vetëm 16 vjet.

Gratë, puna dhe vullneti për të udhëhequr, nga Sheryl Sandberg

Nëse doni të dini për sukseset e bizneseve në botë, këtë libër duhet ta lexoni patjetër. Në këtë botim, Sheryl ndan shumë histori rreth jetës së saj profesionale dhe karrierës, ajo tregon se si gratë mund të arrijnë gjëra të mëdha kur mësojnë të besojnë në veten e tyre dhe të ndryshojnë jetën e tyre për mirë.

Ky libër është cilësuar si një fenomen kulturor.

Si të jesh grua, nga Caitlyn Moran

Mos u mashtroni nga titulli. Ky botim është një kujtim i mprehtë dhe i qeshur, pjesërisht i çuditshëm se si të jetë një grua.

Ju do të qeshni, do të qani, sepse ky libër me të vërtetë i ka të gjitha. Për një mbrëmje të këndshme është një zgjedhje unike.

Jo ajo lloj vajze, nga Lena Dunham

Lena Dunham është e njohur mirë nga shumë njerëz, në sajë të ‘Vajzave’, shfaqja që ajo krijoi dhe shkroi. Ajo u nominua për çmimin ‘Emmy’ dhe fitoi dy ‘Golden Globes’.

Libri i saj “Jo ajo lloj vajze” është një kujtim në të cilin ajo ka ndarë atë që ajo e ka mësuar për jetën dhe punën deri tani. Është e zgjuar, trime, herë pas here qesharake dhe shumë e ndershme. Ju këshillojmë ta lexoni! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Lifestyle
Kalo në kategori