LAJMI I FUNDIT:

Ende nuk dihet se a do të licencohet stadium “Fadil Vokrri”, thotë Eroll Salihu

Ende nuk dihet se a do të licencohet stadium “Fadil Vokrri”, thotë Eroll Salihu

Drejtues të FFK-së dhe të UEFA-së kanë mbajtur takimin e paraparë rreth licencimit të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Çështja kryesore që u diskutua gjatë këtij takimi ishte siguria në stadium.


Në një prononcim për KosovaPress , sekretari i FFK-së, Eroll Salihu tha se vetëm disa kritere të vogla kanë mbetur deri te licencimi i këtij Stadiumi.

“Ishim së bashku me drejtuesit e UEFA-së, na duhet t’i dërgojmë edhe disa certifikata rreth sigurisë në stadium, dhe do të marrim përgjigje”.

“Nuk kemi ndonjë kohë të caktuar se kur do të marrim përgjigjet definitive, por shpresojmë që ajo të jetë sa më pozitive”, tha Salihu.

Drita mposht Prishtinën me rikthim dhe bën historinë duke fituar Superkupën e parë
Lexo po ashtu Drita mposht Prishtinën me rikthim dhe bën historinë duke fituar Superkupën e parë

Stadiumi prishtinas ka pasur nderin pas 800 ditëve të rinovimit të pres ndeshjen mes Dritës dhe Prishtinës.

Gjilanasit kanë fituar trofeun e parë të sezonit të ri – Superkupën e Kosovës në futboll. /Telegrafi/