Këngëtarja Enca Haxhia është shumë aktive kohëve të fundit në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë edhe statuset ngacmuese.

Së fundmi, Enca publikoi në InstaStory një shkrim, ku tregonte se ndjekësit e saj janë mbështetja më e madhe, dhe se i dashuri i së ardhmes mund të jetë njëri prej tyre.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

“Ndjekësit dhe mbështetësit e mi janë më të mirët. Dua të përfundoj me një nga ju në të ardhmen”, ka shkruar Enca me shaka në mbishkrimin e fotografisë.

E njëjta ka tash e sa vite që është beqare, dhe nuk ka qenë e përfolur për ndonjë lidhje.

Projekti i fundit muzikor që ajo solli është “Kujt pi han” në bashkëpunim me Don Phenom – këngë e cila është pritur mirë nga publiku.

Në javët në vazhdim, ajo pritet të sjellë për fansat këngën e saj më të re. /Telegrafi/