0Shares

Këngëtarja Enca Haxhia është shumë e kërkuar nga publiku shqiptar.

Ajo bëri një ngjitje të madhe në karrierën e saj në vitin 2014 me hitin “A po t’pelqen”, këngë e cila u pasua edhe nga shumë këngë tjera të suksesshme të këngëtares.

Këngëtarja Enca Haxhia vazhdon të jetë ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku shqiptar. Burimi i fotos: Instagram

Mirëpo, puna prej një këngëtareje kërkon angazhim maksimal, çka nganjëherë i shkakton edhe lodhje këngëtares.

Koncertet e shpeshta bëjnë që këngëtarja të mos jetë gjithmonë në shtëpinë e saj, dhe si pasojë, shtëpia e saj është “kudo”.

Enca dëshiron të jetë plotësisht vegane, por nuk i reziston dot një prej produkteve të bulmetit (Foto) Enca dëshiron të jetë plotësisht vegane, por nuk i reziston dot një prej produkteve të bulmetit (Foto)

Kështu së paku bën me dije vet ajo përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ku thotë se të udhëtosh nganjëherë është vërtet e bukur, aq sa edhe e lodhshme, pasi shtëpia e saj është “Kudo”.

“Nëse më pyet mua se çfarë bëjë më së shumti në jetë: udhëtoj. Nganjëherë më pëlqen por nganjëherë edhe e urrej këtë. Shtëpia ime është kudo” (sic.), ka shkruar këngëtarja në postimin e saj në InstaStory.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor i këngëtares mbetet kënga “Ciao”, e publikuar gjatë verës dhe që u pëlqye shumë nga fansat e saj. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)