Pustina ka njoftuar se në kuadër të kësaj vizite, të martën më 17 prill, në ora 11:00, në Qendrën e Kulturës në Tetovë, nëpërmjet një manifestimi ish presidentit kroat, Stipe Mesic, do t’i ndahet titulli qytetar nderi i Tetovës për kontributin e tij në zgjerimin e hapësirave të demokracisë dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit.

“Tetova ndodhet përpara një ngjarje tepër të rëndësishme. Nga 16 deri më 19 prill me ftesë të kryetarit të komunës së Tetovës, Prof.Dr. Sadi Bexheti, në qytetin tonë do të qëndrojë për vizitë ish kryetari i Kroacisë, zoti Stipe Mesic”, tha Pustina, njofton INA.


Në këtë manifestim tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre personalitete të rëndësishme të jetës politike.

Mesic i shoqëruar nga kryetari Bexheti, të mërkurën nga ora 11:00 do të vizitojë Universitetin e Evropës Juglindore, ku do t’i ndahet titulli “Doctor Honoris Causa”.

Të njëjtën ditë nga ora 18:00, në hotel “Liraku” do të bëhet promovimi i librit të Stipe Mesic “ Si u shpërbë Jugosllavia”.

Gjatë vizitës së tij në Tetovë, ish presidenti Stipe Mesic do të takohet edhe me liderët e partive politikë shqiptare në selitë e tyre. /Telegrafi/