LAJMI I FUNDIT:

Emre Can: Ronaldo është një lider – feston nëse fiton në stërvitje, mërzitet nëse humbet

Emre Can: Ronaldo është një lider – feston nëse fiton në stërvitje, mërzitet nëse humbet

Emre Can e ka zbuluar se gjendja shpirtërore e Cristiano Ronaldos varet nga rezultatet në ndeshjet stërvitore, ndërsa e cilësoi portugezi si lider.

Ylli gjerman ka fituar vendin e titullarit menjëherë tek Borussia Dortmundi pas transferimit të tij në janar, por ish-mesfushori i Zonjës së Vjetër nuk mund të shmangë pyetjet në lidhje me Ronaldon në Allianz Stadium.

“Cristiano Ronaldo është një lider dhe një fitues”, ka thënë fillimisht Can për Bild.

Al-Khelaifi: Ronaldo ka një karakter të jashtëzakonshëm dhe vendosmëri unike
Lexo po ashtu Al-Khelaifi: Ronaldo ka një karakter të jashtëzakonshëm dhe vendosmëri unike

“Ai gjithashtu ju drejton në ndeshje stërvitore. Nëse humbet, ai mbetet në një humor të keq”.

“Por nëse ai fiton, nga ana tjetër, ai është i lumtur dhe kurrë nuk humbet shansin për të bërë shaka me humbësit dhe t’i bëjë ata të ‘shijojnë’ humbjen”, përfundoi gjermani.

Perin: Ronaldo nuk është arrogant, por lojtar dhe njeri i madh
Lexo po ashtu Perin: Ronaldo nuk është arrogant, por lojtar dhe njeri i madh

Emre Can erdhi përmes akademisë së Bayern Munich para se të transferohej në Bayer Leverkusen në 2013, ndërsa pas një sezoni u transferuar te Liverpooli dhe luajti katër sezone në Anfield para se të transferohej te Juventusi në korrik 2018.

Te Juventusi ai u përpoq të bindte Maurizio Sarri, por pa arritur ta bind dhe u transferua përsëri në Gjermani pas 45 ndeshjeve përgjatë dy sezoneve me Bianconerët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori