eksperti-banner

Pranimi i Kosovës në UEFA ishte padyshim arritja më e madhe e deritanishme për futbollin e Kosovës.

Që kjo të ndodhte punuan shumë gjenerata, posaçërisht gazetarët vendorë, të cilët me punën e palodhshme nuk ia kthyen kurrë shpinën kësaj kauze.


Një ndër ta është edhe gazetari i njohur i RTV Dukagjinit, Tomor Grabovci, i cili me punën e tij është një nga meritorët për këtë arritje.

Grabovci ishte i pjesë e grupit të gazetarëve të cilët udhëtuan në Budapest të Hungarisë, për të ndjekur nga afër këtë ngjarje të madhe.

Edhe Televizioni Dukagjini ishte i pranishëm dhe me emisionin InfoBox, mbajtën të informuar qytetarët.

Pas pranimit të Kosovës në UEFA, gazetari Grabovci u kyç në emison dhe në një moment nuk arriti të mbajë lotët dhe kështu u largua pak minuta nga skena.

Ata lot janë tregues se sa ishte e rëndësishme kjo arritje, janë fryt i punës së palodhshme, ata janë lot gëzimi që nuk do të harrohen kurrë. /Telegrafi/

telegrafi sport app