Luiz Gustave de Silva nga Brazili ka nisur të qajë, sapo i vendosën pajisjen e re dhe dëgjoi sërish zërin e babait. As ai nuk u përmbajt dhe nisi të qante, së bashku me të birin.

Fëmijës nëntëvjeçar, i ishte dëmtuar para një muaji pajisja për dëgjim, që e la nervoz dhe si të humbur, teksa familjarët nuk mund të përballonin blerjen e një tjetre që kushton rreth dymijë euro, përcjell Telegrafi.


Qetësia e dhunshme, e bëri atë që qante, sepse i mungonin bisedat e zakonshme, muzika dhe mësimet në shkollë.

Historia e vogëlushit që jeton në qytezën Bueno Brandao, që ka 11 mijë banorë, ka prekur shumë njerëz, të cilët u organizuan për t’ia blerë një pajisje të re.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon atë teksa kërcen nga gëzimi dhe nuk i përmban lotët, ndërsa babai i kërkon që t’i përshëndetë të gjithë për ndihëm e dhënë. /Telegrafi/