LAJMI I FUNDIT:

Emocion për dyqanin e parë të H&M në Prishtinë

Emocion për dyqanin e parë të H&M në Prishtinë

Dyqani i shumëpritur H&M më në fund ka hapur dyert në Albi Mall më datë 3 Nëntor në orën 9:30! Një nga shitësit më të mëdhenj të modës në botë ka mirëpritur pothuajse një mijë entuziastë të modës që u rreshtuan nga ora 5 e mëngjesit për të qenë ndër të parët që do të merrnin pjesët e tyre të preferuara të modës.

Gjatë ditës së hapjes, prezantuesi televiziv dhe krijuesi dixhital Durim Xhema mbajti ngrohtë turmën dhe ndërveproi me klientët e parë të emocionuar. DJ të njohur e mbajtën energjinë gjatë gjithë ditës, ndërsa vizitorët patën mundësinë të merrnin deri në 50 për qind shitje me aksion në veshjet e zgjedhura.

100 klientët e parë morën karta dhuratë H&M me vlerë 250 € për të parin në radhë, 150 € për të dytin, 50 € për të tretin dhe 15 € për pjesën tjetër. Oferta e hapjes do të jetë e vlefshme deri më 6 nëntor.

E për hapjen e dyqanit H&M në Kosovë, foli edhe menaxheri i shitjeve në vend, Thomas Estrany, i cili u shpreh shumë krenar me stafin që bën realitet këtë gjë.

Ndër të tjera ai shtoi se janë ndjerë shumë të emocionuar kur pane shumë dashamirë të brendit H&M, në dyqan, të cilët po prisnin me radhë qysh nga ora 5:00 e mëngjesit.

Ky ishte një kujtim i paharrueshmëm për të dhe stafin.

Artikull i sponzorizuar