Eminhaziri: Merituam titullin e vjeshtës

Ai ka thënë për ‘Sport Plus’ se Feronikeli e ka merituar të jetë në vendin e parë, pas paraqitjeve të mira. “Jam shumë i kënaqur që goli im na ka siguruar titullin e vjeshtës. Në fakt, titullin e kemi siguruar të gjithë së bashku, duke u angazhuar maksimalisht në secilën ndeshje”.
“Ka qenë një kampionat interesant, por jemi vetëm në gjysmë dhe nuk duhet të kënaqemi me kaq”, u shpreh sulmuesi i skuadrës drenicase.
Në fund, Eminhaziri ka thënë se edhe në stinorin pranveror do të angazhohen maksimalisht, në mënyrë që ta fitojnë titullin e kampionit për herë të parë në histori. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/11/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































