Përpos arritjeve dhe suksesit me përmasa ndërkombëtare, modelja e njohur Emina Cunmulaj është aq e thjeshtë sa nuk ua merr mendja.

Ajo i ka surprizuar të gjithë, madje edhe vetë vëllanë që kishte shkuar ta vizitonte, nëpërmjet një videoje live ku iu drejtohej vajzave se po kërkonte një nuse për të. Vëllai i Eminës, Bekimi është vetëm 17 vjeç (si duket më i vogli i 6 fëmijëve) dhe ndihej shumë në siklet në ato momente. Menjëherë pas kërkesës së Eminës e cila tha: “A po i gjëjmë një nuse” , komentuesit nisën të jepnin versione të ndryshme për vajzat gjakovare, tropojane, nga Prizreni. Më në fund, modelja u shpreh se malësoret janë të mira dhe Bekimi të tillë duhet ta merrte.

Më pas, vëmëndja kaloi tek vajza e Eminës, Ella e cila sapo u zgjua dhe bëri që të ndërpritej videoja sepse dajë Bekimi duhet të kalonte pak kohë me mbesën.