LAJMI I FUNDIT:

Emery: Villarreali tregoi pjekuri dhe përvojë ndaj Juventusit

Emery: Villarreali tregoi pjekuri dhe përvojë ndaj Juventusit

Trajneri i Villarrealit, Unai Emery, vlerësoi ‘pjekurinë’ e skuadrës së tij për kundërpërgjigjen pas golit të Juventusit në minutën e parë.

Bianconerët patën fillimin perfekt në stadiumin ‘La Ceramica’ kur Dusan Vlahovic shënoi 32 sekonda pas fillimit të takimit në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve.


Megjithatë, Dani Parejo barazoi shifrat duke shfrytëzuar një boshllëk të madh në qendër të mbrojtjes, ku Adrien Rabiot dhe Matthijs de Ligt e lanë atë plotësisht të lirë.

“Ne treguam pjekuri dhe përvojë si individë dhe si kolektivë”, ka thënë fillimisht trajneri spanjoll në konferencën e tij për shtyp.

Villarreal dhe Juventus ndahen baras në aktin e parë
Lexo po ashtu Villarreal dhe Juventus ndahen baras në aktin e parë

“Këto na lejuan të kuptojmë se gjithçka mund të ndodhë kundër këtyre skuadrave, ndaj arritëm të mos ulim kokën. Kjo pjekuri ishte shumë e rëndësishme”.

“Raul Albiol i ndihmoi bashkëlojtarët e tij të qëndronin të qetë dhe ne e kthyem lojën. Një gol i dytë i pranuar do të ishte shqetësues, por ne treguam karakter dhe jemi plotësisht të kënaqur”.

“Ata janë ende favoritët, ne duam të tregojmë aftësitë tona dhe të lëmë derën e hapur për kualifikim të mundshëm”, shtoi Emery.

“Kjo dëshmon se ne kurrë nuk jemi të ngopur, ne gjithmonë duam të japim më të mirën tonë dhe nuk lejojmë të na bie koka pasi pranojmë herët. Ne duam të fitojmë, të jemi të fortë dhe presim shumë nga vetja”.

Allegri: Ndeshja kthyese si finale - më mirë një Juve e shëmtuar dhe fituese, se sa e bukur dhe humbëse
Lexo po ashtu Allegri: Ndeshja kthyese si finale - më mirë një Juve e shëmtuar dhe fituese, se sa e bukur dhe humbëse

Pati polemika kur Rabiot rrezikoi një karton të kuq për një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj Samu Chukëueze, por VAR-i nuk ndërhyri për të sugjeruar një rishikim dhe për ta përmirësuar kartonin e verdhë me një përjashtim.

“VAR-i mund të kishte marrë një vendim tjetër, por në përgjithësi gjyqtari ishte perfekt. Mund të ishte dukur më keq në televizion, por unë e respektoj vendimin e gjyqtarit”.

“Gjërat do të kishin ndryshuar në mënyrë drastike nëse do të kishte pasur një karton të kuq në atë moment, por unë nuk dua të kapem pas kësaj”, përfundoi Emery. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori