LAJMI I FUNDIT:

Emery: Nuk i zë besë Barcelonës

Emery: Nuk i zë besë Barcelonës

Katër gola avantazh, por për Barcelonën nuk ka asgjë të pamundur.

Unai Emery, trajneri i Paris SG, që në “Camp Nou” do të mbrojë avantazhin 4-0 në 1/8-t e finaleve të Ligës së Kampionëve duke thënë se nuk i zë besë katalanasve.


“Duhet të luajmë pa menduar te rezultati i ndeshje në Paris dhe ta respektojmë Barcelonën si dy javë më parë. Unë kam të njëjtin besim te futbollistët e mi. Duhet të jemi gati të bëjmë gjithçka dhe të dominojmë si kolektiv.”
Në dyshim mbetet prania e Angel Di Marias, i cili ka pësuar një lëndim të lehtë “Do të vendos para ndeshjes. Varet nga ndjesitë. Eshtë e sigurt që vetëm Thiago Motta nuk është gati fizikisht”.

Kujtojmë se trajneri spanjoll ka fituar tre herë radhazi Ligën e Evropës me Sevillan. /Telegrafi/