LAJMI I FUNDIT:

Ëmbëlsoni kafenë me këtë artikull dhe do të zgjidhni dy probleme mëngjesi

Ëmbëlsoni kafenë me këtë artikull dhe do të zgjidhni dy probleme mëngjesi
Couple Having Breakfast in Bed --- Image by © Royalty-Free/Corbis

Kafeja për shumicën e njerëzve është pija më e preferuar dhe artikull pa të cilin nuk mund ta imagjinojnë ditën. E po çfarë thoni për pak çokollatë?

Tashmë është treguar që ajo mund t’ju kthjellë, mirëpo nëse në të shtoni pak çokollatë, filxhani me kafe mund të bëjë shumë më tepër për ju, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, rezultatet e një hulumtimi të paradokohshëm në Amerikë kanë treguar që pak çokollatë në kafe kontribuon që më mirë të koncentrohemi në detyrat e punës dhe në ditën e cila është para nesh.

Hulumtimi, tema e të cilit ka qenë se si kafja ndikon në energjinë mendore, ka treguar që kafeja me çokollatë ul nervozizmin, të cilën natyrisht e shkakton kafeina.

Ekspertët theksojnë edhe se reaksioni i njerëzve ka treguar që konsumimi i kafesë së pastër mund të çojë deri te agresiviteti më i madh, gjë që është edhe një arsye më tepër që kafenë ta ëmbëlsoni me pak çokollatë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori