LAJMI I FUNDIT:

Elsa Pataky: Jam më shumë se bashkëshortja e Chris

Elsa Pataky: Jam më shumë se bashkëshortja e Chris

Aktorja spanjolle, Elsa Pataky, po kërkon të rrisë profilin e saj në Australi, dhe të njihet më shumë se bashkëshortja e Chris Hemsworth.

Aktorja 40-vjeçare e The Fate of Furoius jeton në Byron Bay me bashkëshortin dhe tre fëmijët, pasi u zhvendosën nga Los Angeles.


“Ne jetojmë në Australi dhe unë dua të bëj diçka këtu dhe të punoj që njerëzit të më njohin pak më shumë se bashkëshortja e Chris”, ka thënë ajo për Stellar.

Në një intervistë Elsa flet edhe për atë se çfarë do të thotë të jesh e martuar me sekssimbolin e Hollivudit.

“Është gazmore. Ai është si “Unë jam burri më seksi”, dhe unë “Kam qënë më seksi në Spanjë për shumë vite!”, qesh Elsa. /TCH/Telegrafi/