LAJMI I FUNDIT:

Elmas arkitekt, Zielinski realizues – Napoli befason Barcelonën në Camp Nou

Elmas arkitekt, Zielinski realizues – Napoli befason Barcelonën në Camp Nou
(Foto: Screenshot/ESPN)

Napoli ka kaluar në epërsi kundër Barcelonës në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Evropës.

Edhe pse Blaugranët patën më shumë nga loja në minutat e para të sfidës që zhvillohet në Camp Nou, ishin Partenopei ata që shënuan.


Ishte pikërisht futbollisti i Maqedonisë së Veriut, Eljif Elmas, arkitekt i këtij goli, pasi e krijoi hapësirën dhe asistoi për bashkëlojtarin e tij.

Piotr Zielinski e pranoi topin dhe në tentativën e tij të dytë e nguliti topin në rrjetë (29’).

Pritet të shihet se cili do të jetë reagimi i Barcelonës në minutat në vijim të këtij takimi interesant. /Telegrafi/