LAJMI I FUNDIT:

Elkann këmbëngul se Juventusi nuk është në shtije: Ishte pasioni i gjyshit tim

Elkann këmbëngul se Juventusi nuk është në shtije: Ishte pasioni i gjyshit tim

Pronari i Juventusit, John Elkann këmbëngul se Bianconerët nuk janë në shitje pasi ai nuk dëshiron të braktisë një nga pasionet e gjyshit të tij Gianni Agnelli.

Elkann foli për gazetën financiare franceze Les Echos, duke prekur edhe çështjet e fundit me të cilat përballet Juventusi.


Kushëriri i tij Andrea Agnelli dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Bianconerëve në nëntor 2022 dhe gjigantët e Serisë A kanë marrë së fundmi një dënim për heqjen e 15 pikëve për shkak të parregullsive financiare.

Andrea Agneli dhe John Elkann

“Ai bëri një punë të shkëlqyer si President i Juventusit për 10 vjet dhe vendosi të tërhiqej së bashku me bordin e klubit për t’u mbrojtur më mirë nga akuzat që, që nga sot, absolutisht nuk janë provuar”, ka thënë Elkann.

Familja Agnelli ka qenë në krye të Juventusit për 100 vjet dhe Elkann nuk është i gatshëm ta shesë klubin.

Juventusi përballet me 50 milionë euro gjobë, lojtarët mund të dënohen për skandalin e pagave
Lexo po ashtu Juventusi përballet me 50 milionë euro gjobë, lojtarët mund të dënohen për skandalin e pagave

“Është një lidhje e fortë që i rezistoi krizave të ndryshme gjatë ekzistencës së saj. Nuk do ta braktisim një nga pasionet e gjyshit të tij”.

“Unë e kam admiruar gjithmonë guximin e tij. Nëse ka një shembull që ai më ka dhënë, është të marr përgjegjësi gjithmonë, edhe në momente të vështira”, deklaroi Elkan, që udhëheq me kompanitë si Stellantis dhe Exor.

John Elkann në festat e Juventusit

Gianni Agnelli, me nofkën ‘Avokati’ është një nga presidentët më ikonë në historinë e Bianconerëve dhe një nga biznesmenët më të shquar italianë.

Vetëm dy ditë më parë, më 24 janar, Juventus i bëri nderime në 20-vjetorin e vdekjes së tij. /Telegrafi/