Këngëtarja e njohur Eliza Hoxha ka kohë që nuk ka sjell për fansat ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, ajo ka qenë mjaft e angazhuar këtë vit në fushën e arkitekturës, duke e përfaqësuar Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Vjenë.


Eliza është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

icannotknow 16 8 2018 21 28 14 568

Ajo ka treguar se e ka pasion fotografinë, gjersa në rininë e saj, ishte marrë shumë me këtë degë.

Jo të pakta janë edhe setet fotografike që ajo realizon për veten e saj, duke u munduar që gjithmonë të vijë ndryshe dhe e freskët para publikut.

E tillë këngëtarja Hoxha vjen edhe në imazhet e fundit, të cilat i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

eliza1

Ajo shfaqet më ndryshe këtë herë e veshur në të zeza, ndërsa mban një pendë të kuqe në dorë.

Fokusimi i linjave dhe dekolteja paksa e hapur i japin edhe një pamje më provokuese këngëtares shumë të pëlqyer nga publiku. /Telegrafi/

eliza2