LAJMI I FUNDIT:

Elinel dëshmitar i objektit që u përfshi nga zjarri në Prishtinë, publikon video nga vendi i ngjarjes

Elinel dëshmitar i objektit që u përfshi nga zjarri në Prishtinë, publikon video nga vendi i ngjarjes
Foto: Elinel/Instagram

Gjatë mbrëmjes të së premtes, një objekt banesor në lagjen Mati 1 në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi edhe zëdhënësja e rajonit policor në Prishtinë, Flora Ahmeti.


Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë
Lexo po ashtu Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë

Fatmirësisht, nuk pati asnjë të lënduar por vetëm disa dëme materiale.

Dëshmitarë të kësaj fatkeqësie ishin shumë njerëz pranë objektit, e njëri ndër ta edhe reperi i njohur, Elinel.

#morethanjustarapper TIME WILL TELL THE TALE OF L @nikmorina 📷

A post shared by ELINEL ᶫᶰᶫ (@officialelinel) on Aug 18, 2018 at 11:10am PDT

Ky i fundit publikoi në InstaStory një video nga vendi i ngjarjes, ku tregonte banesën e kapluar nga flakët.

Foto: Elinel/InstaStory

“Ishalla dëmet janë vetëm materiale”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e videos.

Dhe fatmirësisht këto lutje rezultuan ashtu siç Elinel ishte shprehur, ngase nga ngjarja në fjalë nuk pati asnjë të lënduar. /Telegrafi/