LAJMI I FUNDIT:

I eliminuan me shumë vështirësi Dritën dhe Prishtinën, Feyenoord dhe Bodo/Glimt arrijnë në çerekfinale të Ligës së Konferencës

I eliminuan me shumë vështirësi Dritën dhe Prishtinën, Feyenoord dhe Bodo/Glimt arrijnë në çerekfinale të Ligës së Konferencës

Liga e Konferencës ka ardhur në fazën më interesante, pasi tani vetëm tetë skuadra kanë mbetur në garë në rrugën drejt finales së madhe të Tiranës.

Në këtë garë të re evropiane kanë marrë pjesë edhe tri skuadrat nga Kosova, Prishtina si kampion i vendit, Llapi si fitues i Kupës dhe Drita si nënkampion.


Përderisa Llapi u eliminua në raundin e parë, Drita dhe Prishtina dhuruan paraqitje dinjitoze përballë dy skuadrave të mëdha.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Luajti në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve duke e kaluar me sukses dhe pastaj u eliminua në raundin e parë të kësaj gare nga Ferencvaros.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Prishtina ra në Ligën e Konferencës ku në raundin e dytë e eliminoi skuadrën uellsiane Connahs Q me rezultat të përgjithshëm 6-5, pasi në Kosovë kishin triumfuar 4-1 derisa në Uells u mposhtën 4-2.

Në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, Prishtina u përball me kampionin në fuqi të Norvegjisë, Bodo/Glimt ku tregoi fuqinë e saj. Kryeqytetasit e kishin fituar përballjen e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ 2-1 falë golave nga Otto John dhe një autogoli të shënuar nga Lode, derisa në sfidën e kthimit në Norvegji bardhekaltërtit pësuan humbje 2-0.

Ka qenë një paraqitje dinjitoze e Prishtinës përballë Bodo/Glimt, skuadër që arriti deri në grupet e kësaj gare duke e mposhtur madje edhe Romën.

Pas kalimit të grupit, norvegjezët kanë eliminuar gjigantin skocez Celtic Glasgow, derisa mbrëmë e eliminuan edhe AZ Alkmaar pas vazhdimeve duke kaluar në çerekfinale të kësaj gare.

Paraqitje fantastik në Evropë pati edhe klubi tjetër i madh kosovar, Drita.

Gjilanasit i dhanë fund aventurës evropiane në raundin e dytë të Ligës së Konferencës ku u ndeshën me gjigantin holandez Feyenoord Roterdam.

Në raundin e parë Drita e kaloi me lehtësi, pasi mposhti në dy ndeshjet skuadrën shqiptare nga Mali i Zi, Deçiç me rezultat 2-1 dhe 0-1.

Befasia më e madhe ndodhi në ndeshjen e parë të raundit të dytë, ku Drita në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ e ndali në barazim Feyenoordin me rezultat 0-0.

Kur askush nuk besonte se Drita do t’i bënte ballë gjigantit holandez, ndodhi e kundërta pasi gjilanasit shkëlqyen edhe në Roterdam, pavarësisht humbjes 3-2 me një gol në minutën e fundit.

Feyenoord kaloi në epërsi në minutën e shtatë me golin e Til, por Drita u kundërpërgjigj shpejtë me dy gola në minutat 12 dhe 16 me Marko Simonovskin dhe Astrit Fazliun.

Drita zhvilloi një ndeshje spektakolare dhe krijoi shumë raste shënimi, teksa vendasit në pjesën e dytë barazuan fillimisht në minutën e 68-të me Til dhe i njëjti lojtar realizoi golin e fitores në fund të ndeshjes.

Paraqitja e Dritës në dy sfidat ndaj Feyenoordit bëri krenar çdo shqiptar, pasi një skuadër e jona t’i bëj ballë në atë mënyrë ish-kampionëve të Evropës ishte për çdo lëvdatë.

Si Prishtina ashtu edhe Drita shkëlqyen në Evropë ndaj dy skuadrave të mëdha që tani janë në mesin e tetë më të mirave në këtë garë të madhe evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori