LAJMI I FUNDIT:

Eliminohet Belgjika, Kroacia në 1/8 e finales në Kampionatin Botëror

Eliminohet Belgjika, Kroacia në 1/8 e finales në Kampionatin Botëror
(Foto: Getty Images)

Kroacia dhe Belgjika kanë luajtur pa gola (0-0) në Ahmad Bin Ali Stadium në Al-Rayyan, në ndeshjen e fundit të fazës grupore në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Yannick Carrasco rrezikoi i pari, ndërsa i njëjti futbollist shkaktoi një ndërhyrje të aluduar, për të cilën fillimisht gjyqtari akordoi penallti për kroatët, mirëpo pas konsultimit të VAR-it e tërhoqi vendimin e tij.


Skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura, kurse në minutat e para të gjysmës së dytë, një mundësi të mirë e pati Mateo Kovacic.

(Foto: Getty Images)

Në vazhdim, belgët bënë përpjekje për të shënuar përmes Carrasco dhe në dy raste të njëpasnjëshme të pakonkretizuara nga Romelu Lukaku.

Lukaku pati edhe raste të tjera shënimi, mirëpo deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, nuk u realizua asnjë gol.

(Foto: Getty Images)

Me rezultat të barabartë, Kroacia kualifikohet nga pozita e dytë në Grupin F dhe në të tetën e finales luan ndaj vendit të parë në Grupin E. Belgjika eliminohet nga Kampionati Botëror.

Nga vendi i parë në këtë grup është kualifikuar Maroku me shtatë pikë që në xhiron e fundit e mposhti Kanadanë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori