Elijona Binakaj me të tjera poza atraktive nga pushimet në Egjipt

Foto: Instagram
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, po shijon pushimet prej disa ditësh në Egjipt.
Kjo pas një periudhe ngarkese që pati me pjesëmarrjen në Big Brother si dhe pas tragjedisë në familje, pas vrasjes së xhaxhait.
E njëjta vendosi që të kthehet në rrjete sociale, duke vazhduar jetën, pavarësisht dhimbjes e historisë së rëndë.

Sidoqoftë, duket se po kalon një kohë të mirë jashtë vëmendjes së publikut e pa kamera.
Ajo po merr dashuri të madhe nga fansat përmes mesazheve në rrjete sociale.
"E humbur diku mes rërës dhe kohës”, ka shkruar ajo.
Elijona nga ana tjetër në Big Brother u shpall finalistja e dytë me Londrim Mekajn fitues të çmimit të madh prej 124 mijë eurosh. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 hours ago
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






























































