Elhaida vishet njëjti si përfaqësuesja e Holandës (Foto, Video)

Elhaida Dani vazhdon të pushtojë mediat vendore dhe evropiane, pas paraqitjes së saj në Eurosong.
E fundit që komentohet nga performanca e Elhaidës është veshja që ajo mbajti në skenën e Eurovizionit, transmeton Telegrafi.
Bukuroshja shqiptare pati një pelerinë të zezë sipër kostumeve po të zeza, e cila zgjatej lartë në formën e krahëve të shqiponjës kur ajo performonte.
Veshja e Elhaidës ishte dizajnuar nga stilisti kosovar Valdrin Sahiti, i cili duket se ka pasur shije të ngjashme me atë të stilistit të përfaqësueses së Holandës.
Kjo pasi një veshje të ngjashme si Elhaida pati edhe holandezja Trijntje Oosterhuis, transmetojnë mediat në Shqipëri.
Të shohim çfarë zgjedhje do të bëjë Elhaida për mbrëmjen e fundit finale të garës, që zhvillohet të shtunën. /Telegrafi/





















































