Elhaida ‘mbretëron’ në tepihun e kuq (Foto)

Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, ka shkëlqyer në tepihun e kuq në ceremoninë hapëse të “Eurovision 2015”.
Në evenimentin hapës që po mbahet në kryeqytetin e Austrisë, po marrin pjesë të gjithë artistët pjesëmarrës së bashku me delegacionet e tyre.
Elhaida në këtë organizim kishte të veshur një fustan të gjatë me ngjyrë të verdhë, transmeton koha.net.
Pjesë e delegacionit të Shqipërisë ishin edhe dyshja e kompozitorëve, Zzapp&Chriss.
Elhaida Dani, si përfaqësuese e Shqipërisë, do të këndojë në natën e parë gjysmëfinale që do të mbahet më 19 maj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/05/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































