LAJMI I FUNDIT:

​Elezi: Ende asnjë aplikim për t’u certifikuar për zgjedhjet në Podujevë

​Elezi: Ende asnjë aplikim për t’u certifikuar për zgjedhjet në Podujevë

Të hënën është dita e fundit kur partitë politike do të kenë mundësi për aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë. Megjithatë, një ditë para përmbylljes së këtij afati, asnjëra nga to nuk ka dorëzuar aplikimin për certifikim me kandidatët e tyre për zgjedhjet në Podujevë.

Një gjë të tillë ka bërë të ditur, zyrtari për informim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.


Ai për KosovaPress, thotë se subjektet politike kanë afat deri nesër në orën 18:00 për të dorëzuar në KQZ aplikimin e tyre.

“Deri në këto momente që po flasim nuk kemi pranuar ndonjë aplikim zyrtar nga ana e subjekteve politike, pra aplikim për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës që do të mbahet me datë 15 mars. Dihet që afati për të aplikuar, për t’u certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje mbyllet ditën e hënë, pra me 17 shkurt. Dhe deri në orën 18:00 subjektet politike kanë afat për të dorëzuar në KQZ aplikimin e tyre dhe së bashku me të edhe emrin e kandidatit për kryetar të kësaj komune”, thotë ai, për KP.

Pasi të përmbyllet afati i aplikimit për t’u certifikuar për këto zgjedhje, Elezi thotë se zyra për regjistrimin të partive politike dhe certifikim i shqyrton të gjitha aplikimet që bëhen dhe paraqet në KQZ rekomandimet për certifikim ose jo të një ndonjë subjekti politik apo kandidati. Ai tregon se kur do të fillojë zyrtarisht fushata zgjedhore.

“Pasi të përfundojnë të gjitha procedurat, bëhet edhe e mundshme që KQZ të organizoj tërheqjen e s hortit për renditjen e subjekteve politike që bëhet me datën 2 mars, pra me këtë datë është planifikuar. Dhe kjo pastaj jep mundësinë që duke filluar një ditë më pas, nga data 3 mars subjektet politike dhe kandidatët të fillojnë fushatën e tyre zgjedhore. E cila sipas vendimit të KQZ-së përfundon me datë 13 mars. Pra, janë 11 ditë në dispozicion të subjekteve politike dhe kandidatëve për të zhvilluar fushatën e tyre zgjedhore për këto zgjedhje”, shton Elezi.

Elezi thotë se nuk mund të flasin ende me shifra se sa qytetarë kanë të drejtë vote në komunën ku do të mbahen zgjedhjet, pasi që KQZ ende nuk ka certifikuar lista e votuesve. Megjithatë, sipas tij, janë 87 mijë qytetarë me të drejtë vote në Podujevë.

Më 15 mars 2020, banorët e Komunës së Podujevës do t’iu drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarin e ri.

Këto zgjedhje vijnë pas emërimit të Agim Veliut, mi nistër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori