LAJMI I FUNDIT:

El Shaarawy dyshohet se ka rrahur hajdutin që tentoi t’i vidhte makinën – fillojnë hetimet ndaj anëtarit të Romës

El Shaarawy dyshohet se ka rrahur hajdutin që tentoi t’i vidhte makinën – fillojnë hetimet ndaj anëtarit të Romës

Anësori i Romës, Stephan El Shaarawy thuhet se po hetohet se ka rrahur një hajdut i cili u kap duke u përpjekur të vidhte Lamborghini e tij.

Sulmuesi i Giallorossëve ishte duke vizituar shtëpinë e Alessio Cerci më 12 shkurt dhe të dy ishin duke luajtur video lojëra kur egjiptiani pa hajdutin.


Corriere della Sera raporton se një 30-vjeçar kilian theu një xham dhe u përpoq të hipte në makinën e tij kur El Shaarawy la rezidencën dhe e ndoqi atë në rrugë, duke e përplasur më pas atë në tokë dhe duke pritur që policia të vinte.

Vjedhësi u dënua për një vit e katër muaj burg në maj të këtij viti, por thuhet se ka paraqitur një ankesë për lëndime turpore nga El Shaarawy.

Avokati i tij tha se marrja në pyetje e El Shaarawyt do të planifikohet në fund të korrikut.

“I akuzuari është një person që po vidhte makinën e tij, ai mund të thotë gjithçka, por gjithçka duhet të konstatohet”, ka thënë avokati i El Shaarawyt.

“Stephan do të tregojë se çfarë ka ndodhur kur caktohet marrja në pyetje, e cila sigurisht do të zhvillohet në fund të korrikut”.

Ende nuk dihet nëse anëtari i Romës mund të shpallet fajtor, pasi në shikim të parë ai vetëm e ka shtrirë hajdutin në tokë dhe e ka pritur policinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori