LAJMI I FUNDIT:

EL, duelet e futbollistëve shqiptarë

EL, duelet e futbollistëve shqiptarë

Liga e Evropës është gati të nisë sezonin e ri, ku protagonistë do të jenë edhe katër shqiptarë.

I pari është Ansi Agolli, i cili nuk diskutohet për rolin e titullarit në formacionin e Qarabag FK. Azerbajxhanasit do të jenë ata që do të hapin ditën e parë të ndeshjeve, ndërsa në Adgam do të presin çekët e Slovan Liberecit, ku vjet luante Herolind Shala.

Derisa Agolli shpreson ta nisë me fitore, janë tjerët ata që i presin sfida realisht të frikshme, por në të njëjtën kohë shumë emocionuese.

Viktoria Plzen do të presë Romën. Skuadra çeke, të cilës sivjet i është bashkuar mesfushori Ergys Kaçe, do të kërkojë të bëjë befasi para tifozëve të vet, shkruan Panorama.

Trajneri Pivarik nuk ka dhënë indikacione për formacionin në konferencën për shtyp, por duke u nisur nga informacioni që kanë grumbulluar mediat, Kaçe pritet të jetë titullar, ndonëse prezenca e tij shqetësohet nga Patrik Hrosovsky, një lojtar i rëndësishëm i Plzenit.

Akoma më e zjarrtë pritet të jetë atmosfera në Spanjë. Në stadiumin El Madrigal, i cili pritet të vishet i gjithi me të verdhë, do të jenë protagonistë dy shqiptarë, Burim Kukeli dhe Armando Sadiku.

Mesfushori dhe sulmuesi i FC Zurich pritet të jenë që të dy titullarë, pasi në kampionat pushuan dhe e nisën që të dy nga stoli në fitoren ndaj FC Chiasso.

Sadiku në këtë takim mund të ketë një sfidë në distancë me ish-milanistin Alexandre Pato, i cili edhe pse me një dëmtim në gju, pritet të grumbullohet.

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori