LAJMI I FUNDIT:

Ekspertizë e re në rastin gjyqësor ndaj Enver Hasanit

Ekspertizë e re në rastin gjyqësor ndaj Enver Hasanit

Lënda në të cilën ish rektori i Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani, akuzohet për mashtrim në lidhje me përkthimin e disa librave për UP-në ka shkuar në për ekspertizë të re.

Më 20 maj trupi gjykues ka vendosur që të bëhet ekspertizë e re pas propozimit të Gazmend Nushit, avokatit të akuzuarit Albert Rakipi.


Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë e konfirmoi se lënda ka shkuar në ekspertizë ndërsa ende nuk kanë marr ekspertizën e re.

“Ju njoftojmë se lënda është dërguar për ekspertizë dhe ende nuk është kthyer”, tha Gashi.

Gjykata kishte shtyrë seancën e ardhshme në kohë të pa caktuar pasi që nuk dihet sa kohë do të marr përpilimi i ekspertizës së re nga një kolegj prej tre ekspertësh.

Po ashtu zëdhënësja Gashi tha se ende nuk është caktuar seanca e ardhshme gjyqësore.

“Akoma nuk është caktuar seanca lidhur me këtë lëndë”, tha Gashi.

Enver Hasani së bashku me Hakif Veliun dhe Albert Rakipin akuzohen për mashtrim në lidhje me këto përkthime.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Hasani në cilësinë e rektorit të UP-së, Hakif Veliu si shef i Zyrës së Prokurimit në UP dhe Albert Rakipi si drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare (ISN), si persona zyrtarë dyshohet se kanë falsifikuar kontratën origjinale “Përkthimi i Librave nga Gjuha Angleze në Gjuhën Shqipe për Nevojat e Universitetit të Prishtinës” të datës 5 dhjetor 2008.

Në kontratë vlera e saj ishte përcaktuar 500 mijë euro, ndërsa çmimi i pagesës për njësi -1000 fjalë 12.65 euro.

Aktakuza i ngarkon të pandehurit se, sipas marrëveshjes paraprake, kanë lidhur një kontratë të re në të cilën kanë shfrytëzuar numrin e njëjtë të protokollit dhe datën e njëjtë të kontratës origjinale duke ndryshuar nenin 17 të kontratës, ashtu që në vend të çmimit për njësi-1000 fjalë 12.65 euro, kanë shënuar çmimin për njësi -1000 karaktere 12.65 euro.

Në aktakuzë pretendohet se ky ndryshim çmimi i ka mundësuar përfitim më të madh Institutit për Studime Ndërkombëtare.

Në dhjetor të vitit të kaluar Enver Hasani, Hakif Veliu e Albert Rakipi u deklaruan të pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohen.

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Kalo në kategori