LAJMI I FUNDIT:

Eksperimenti rus i dezinformimit i shekullit e XIX-të – si kishte shpërndarë pushteti carist lajme të rreme?

Eksperimenti rus i dezinformimit i shekullit e XIX-të – si kishte shpërndarë pushteti carist lajme të rreme?

“Lufta e informacionit” në Rusi – nga pirateria deri te përpjekja për të përhapur jashtë vendit lajme të rreme – viteve të fundit ka kapur vëmendjen e titujve ndërkombëtarë. Megjithëse përpjekjet ruse për të ndikuar në opinionin perëndimor zakonisht shihen si produkt i Luftës së Ftohtë, ato kanë një prejardhje shumë më të hershme.

Në fund të shekullit të XIX-të, qytetarët në Angli, Francë dhe Zvicër pushtetin autokrat rus e kishin konsideruar si të neveritshëm. Rrjedhimisht, ata i pritën krahëhapur të ikurit nga Rusia, duke u dhënë atyre të drejta të azilit, pavarësisht arsyes që ishin larguar nga vendlindja e tyre.


Zyrtarët caristë shprehën zhgënjimin të gjerë që qindra mijëra revolucionarë dhe punëtorë hebrenj kishin emigruar nga Rusia dhe kishin gjetur strehim në Evropë. Ata këmbëngulën se këta emigrantë ishin kriminelë dhe se po nxisin trazira në Evropë. Duke pasur parasysh simpatinë që emigrantët rusë kishin gjetur në Evropë, këto ankesa nuk u morën për bazë, përcjell Telegrafi.

Përpjekjet e para për të ndryshuar mendimet e evropianëve për refugjatët rusë ishin të natyrës ad-hoc, të krijuara nga regjimi carist.

Në Londër, Olga Novikova në shtypin britanik kishte botuar artikuj të rregullt duke treguar për qeverinë autokratike ruse dhe madje trajtimin e saj brutal ndaj hebrenjve. Në Paris, fisnikët rusë dhe patriotët francezë të anëtarësuar në “sallonin” e Juliette Adam këmbëngulën që Rusia dhe Franca duhet të kapërcejnë dallimet politike dhe të luftojnë së bashku agresionin gjerman.

Kryqëzimi i parë midis pushtetit carist dhe këtyre qarqeve joformale rusofile në Evropë erdhi në mes të viteve 1880, kur Pyotr Rachkovsky mbërriti në Paris për të shërbyer si shef i policisë sekrete cariste jashtë vendit. Duke punuar si gazetar në Rusi përpara se të bashkohej me policinë, Rachkovsky ishte ndër zyrtarët e parë caristë që pranoi dhe përqafoi fuqinë e opinionit publik. Si frekuentues i rregullt i sallonit të Adamit, Rachkovsky punoi për shtrirë ndikimin e tij në terren, duke themeluar agjencinë e tij të lajmeve. Agjentët rusë kishin korruptuar redaktorët e gazetave në të shquara evropiane për të shpërndarë lajme miqësore ndaj regjimit carist, duke siguruar që Le Figaro të botoj përmbajte pro-ruse. Agjencia e Rachkovskyt gjithashtu prodhoi rreth gjysmë duzinë librash dhe madje botoi një vepër fiktive që synonte audiencat perëndimore.

Duke punuar për të njollosur reputacionin e emigrantëve dhe për të përmirësuar perceptimet e regjimit carist, botuesit e Rachkovsky larguan “ankthet” që ishin shfaqur në shoqërinë evropiane. Duke u kujdesur për qarqet anti-semiteve, ata portretizuan refugjatët – hebrenjtë dhe jo-hebrenjtë – si pjesëmarrës në një komplot hebre për të shkatërruar vlerat kulturore dhe politike të Evropës.

Botuesit pro-caristë shfrytëzuan gjithashtu shqetësimet në rritje për mungesën e regjimeve liberale. Duke vërejtur korrupsionin dhe pabarazinë ekonomike që kishe pllakosur demokracinë perëndimore, ata këmbëngulën që stili autoritar i carit rus ishte një alternativë e duhur.

Nga fundi i viteve 1880, efektet e përpjekjeve të Rusisë në terren ishin tashmë të dukshme në të djathtën evropiane. Tekstet me prejardhje ruse qarkulluan gjerësisht midis anti-semitëve francez, deri sa anglezët, duke cituar lajmet pro-ruse, thanë se emigrantë përbënin një kërcënim për ekonominë dhe vlerat e kombit.

Në vitin 1890, Rachkovsky kishe bërë lëvizjen më të guximshme deri në atë kohë. Një nga agjentët e tij u infiltrua në një grup të emigrantëve në Paris, i nxiti ata të ndërtonin bomba dhe madje i furnizonte me materiale. Rachkovsky atëherë lajmëroi policinë franceze, e cila u fut dhe arrestoi të gjithë grupin. Ngjarja, e mbuluar gjerësisht nga shtypi evropian, nxiti panik rreth emigrantëve rusë. Ndërkohë, kjo ngjarje përmirësoi marrëdhëniet midis Rusisë dhe fuqive liberale, duke bindur politikanët që dikur hezitonin të bashkëpunonin me homologët e tyre rusë se regjimi carist ishte një partner i mundshëm në luftë botërore kundër terrorizmit.

Gjatë dekadës pasuese, emigrantët rusë u përballën me ngacmime të papara në formën e mbikëqyrjes policore, ekstradimit dhe dëbimit.

Në Angli, kritikët që ishin kundër hapjes së kufijve, kishin marrë frymëzim nga botuesit rusë, patën sukses në miratimin e Ligjit për të Huajt, që kufizoi imigrimin e hebrenjve të Evropës Lindore.

Historia e fushatës ruse së shekullit të XIX-të për të ndryshuar opinionin publik të evropianëve zbulon se sa efektive mund të jetë lufta e informacionit.

Për vetëm disa dekada, botuesit rusë patën sukses në transformimin e diskursit evropian për emigrantët dhe regjimin carist. Sidoqoftë, fushata ruse pati sukses kryesisht sepse u ndërtua mbi ankthet e mëparshme për terrorizmin dhe efektet e emigracionit duke shfrytëzuar dobësitë e dukshme në regjimet liberale.

Ky mësim vlen edhe për kontekstin e sotëm, në të cilin propaganduesit rusë përsëri shfrytëzojnë tensionet racore, ksenofobinë dhe mosbesimin ndaj qeverisë për qëllimet e tyre. Mbrojtja më e mirë kundër luftës së informacionit nuk gjendet në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare; përkundrazi, fillon me adresimin e problemeve tona brenda vendit. /Telegrafi/