LAJMI I FUNDIT:

Eksperienca e alpinistëve që u përfshinë nga orteku (Video)

Eksperienca e alpinistëve që u përfshinë nga orteku (Video)

Alpinistët që ndodheshin në luginën Hunza të Pakistanit, janë përfshirë nga një ortek mjaft i fuqishëm.

Pozita ku ndodheshin, ka bërë që masivi i borës mos t’i dërgoi larg, duke iu mundësuar të filmojnë këtë eksperiencë, transmeton Telegrafi.


“Ishim duke e ngjitur majën, kur shoqëruesi na tregoi se mund të ndodhë orteku. Megjithëse ishte i rrëmbyeshëm, vendosëm të qëndrojmë”, ka thënë njëri nga alpinistët.

Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin kur masa nisë t’i përfshijë, derisa ata rishfaqen në hapësirën ku ishin duke qëndruar.

Të gjitha ata që nisen nëpër male, rekomandohen të kenë kujdes kur janë në faqemali, pasi ky fenomen natyror është i rrezikshëm dhe mund të ketë edhe pasoja të rënda. /Telegrafi/