LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Tarashaj i lumtur për evropianin, ka një mesazh për Shqipërinë

Ekskluzive: Tarashaj i lumtur për evropianin, ka një mesazh për Shqipërinë

Njëri nga talentet më të mëdhenj shqiptar, padyshim që është edhe Shani Tarashaj, sulmuesi që ka shkëlqyer këtë edicion në Zvicër.

Kanë mjaftuar 12 gola dhe shtatë asistime në të gjitha garat për Grasshopperin që vlera e tij të rritet në katër milionë euro dhe ta fitojë besimin e Zvicrës.


Sulmuesi i ri i Evertonit ka folur ekskluzivisht për Telegrafin para fillimit të kampionatit evropian duke treguar emocionet që ka.

“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e Euro 2016. Ky është një kampionat që ëndërron çdo futbollist të jetë pjesëmarrës dhe unë e kam arritur në moshën 21 vjeçare falë një pune dhe sakrifice deri më tani ku në fund u shpërblye”, deklaroi fillimisht Tarashaj për Telegrafin.

Djaloshi i artë nga Prizreni flet për përballjen ndaj Shqipërisë, ku trajneri italian Gianni De Biasi ia mbylli dyert, mirëpo Zvicra e vlerësoi atë duke e grumbulluar.

“Unë dhe shokët e mijë jemi profesionistë, në fushë do të futemi për ta fituar takimin por të shohim se çfarë do të ndodh. Shqipëria ka një skuadër të mirë dhe do të jetë shumë e vështirë”.

shania 2

“Gjatë 90 minutave do të tentoi të shënoi gol ndërsa pas ndeshjes do të vazhdoi të jem përkrahës i Shqipërisë në takimet tjera”, tha Tarashaj që flet edhe për synimet e Zvicrës.

“Jemi një grup i lojtarëve të mirë në Zvicër dhe synimi kryesor është kalimi i grupit pastaj çdo fitore tjetër do të jetë e bukur”, thotë 21-vjeçari që shpreson edhe të shënoi gol.

“Detyra ime është të shënoi gola dhe këtë gjë do të mundohem ta bëjë në të gjitha ndeshjet ku do të luaj. Të shënosh gol në një evropian është diçka fantastike dhe uroj që të më ndodhë kjo gjë mua”, tha Tarashaj.

Ai në fund ka deklaruar se ky evropian është më i miri ndonjëherë pasi në të do të jenë plot 30 futbollistë shqiptarë.

“Do të jetë evropiani më i bukur, 23 futbollistë shqiptar tek Shqipëria, gjashtë tek Zvicra dhe një te Gjermania. Ky është evropiani i shqiptarëve dhe pa dyshim më i bukuri ndonjëherë”, përfundoi talenti i madh Shani Tarashaj. /Telegrafi/

shani 3

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori