LAJMI I FUNDIT:

Nora tregon detajet e bashkëpunimit me Ermalin (Foto)

Nora tregon detajet e bashkëpunimit me Ermalin (Foto)

Kanë kaluar vite nga bashkëpunimi i tyre i fundit shumë i suksesshëm, por së shpejti këngëtarët e njohur Nora Istrefi dhe Ermal Fejzullahu do të sjellin për publikun një tjetër duet.

E kontaktuar nga Telegrafi, Nora ka rrëfyer ekskluzivisht detajet e këtij projekti, për të cilin thotë se ndjehet shumë e kënaqur me realizmin e tij,


“Jemi në përfundim e sipër të këtij bashkëpunimi. Puna ime në këtë këngë ka qenë shumë energjike dhe me shumë qejf”, është shprehur Nora.

Kënga është realizuar nga producenti i njohur Big Bang Beats, në studion e Red Box Entertainment.

Ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit në “Hotel Park” në Shkup, të cilat i janë besuar produksionit Entermedia, gjersa Istrefi shprehet se kjo është pjesa më e vështirë e realizimit të projektit, por që jep vulën e realizimit të tij,

“Xhirimet janë thuajse gjithmonë puna më e vështirë, duke marrë parasysh që klipi jep pikën e fundit gjithë projektit. Por, duke punuar me ekipin tim të preferuar Entermedian, mund të them se jam ndier e relaksuar”, tha Nora për Telegrafin.

Ndërkohë, kënga e saj e fundit “Majëm” ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm gjithashtu. E pyetur për suksesin që pret nga bashkëpunimi i saj i radhës me Ermalin, këngëtarja u shpreh,

“Çdo këngë ka veçantitë e veta, tendenca ime është që gjithmonë të sjell risi. Kënga e re ka disa elemente të këngëve të vjetra”.

Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive nga xhirimet e klipit të ri, i cili pritet të jetë i gatshëm për publikun brenda pak ditëve. /Telegrafi/

Nora Istrefi gjatë xhirimeve të klipit të ri. Foto: Telegrafi.

Ermal Fejzullahu gjatë xhirimeve të klipit të ri.

Në trend Magazina

Më shumë
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori