LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive – Bushido konfirmon: Po vij në Prishtina Plus Festival (Video)

Ekskluzive – Bushido konfirmon: Po vij në Prishtina Plus Festival (Video)

Reperi legjendar gjerman, Bushido, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në skenën e madhe të Prishtina Plus Festival që mbahet më 21, 22 dhe 23 korrik.

Reperi u paralajëmrua se do të performojë, kurse tashmë ai vet ka konfirmuar se do të vijë në Prishtinë, një muaj para se kjo të ndodhë.

Telegrafi ka siguruar videon ku reperi flet fjalë të mëdha për shqiptarët dhe se ai mezi pret të performojë para publikut shqiptar në Prishtinë.


I ri-brenduar tërësisht dhe në një format multidimenzional, Festivali YT rikthehet me emër dhe koncept krejtësisht të ri duke përcuar frymën e rinisë kosovare.
Magjia e “Prishtina Plus Festival” apo P+festival, produkt i Next Level dhe Unit Live do të bëj bashkë artin, teknologjinë muzikën dhe dashurinë për tri ditë e tri netë.

Evente të shumta gjatë natës me stage të ndryshëm do të zënë vend në Parkun e Gërmisë.

• 21 Korrik
BUSHIDO, artisti i njohur dhe shumë përfolur gjerman, CEZA reperi i shpejtë turk, si dhe dhe artistë rajonal e lokal do të performojnë në një stage dhe hapësirë te madhe në livadhin e Gërmisë.

• 22 Korrik
JORIS VOORN artisti i madh dhe i njohur nga Holanda, SABB nga Prishtina, DJEBALI nga Franca, ALICAN nga Turqia dhe artistë rajonal e lokalël që do të performojnë gjatë natës së dytë të festivalit, në një stage të bukur të ndërtuar dhe dekoruar tek Koshat.

• 23 Korrik
Bendet muzikore të cilët do të performojnë gjatë natës së tretë janë në proces të konfirmimit, gjë për të cilën organizatorë kanë thënë që do të informojnë shumë shpejtë.

Simboli i logos është një ilustrim modern i kombinuar, pas të cilit qëndrojnë elemente të lidhura ngusht me konceptin e festivalit. Hyjnesha në fron – Mbretëresha e Dardanisë, artifakt ky i gjetur në 1955 në qytetin e vjetër të Ulpianës zbarkon në Parkun e Gërmisë, pishat e të cilit ilustrohen përmes vijave të trekëndëshit në maje të logos. E gjithë kjo energji do të shpërndahet në Prishtinën tonë të bukur, verëjmë inicialen e parë në pjesën e djathtë të syrit.

Instalacionet artistike, seminare e konferenca, gara sportive dhe ndarja e përvojave të graffiti artistëve do të jenë pjesë e magjisë gjatë aktiviteteve tri ditore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj shfaqet provokuese, në imazhet e fundit në Instagrgam

Xhensila Myrtezaj shfaqet provokuese, në imazhet e fundit në Instagrgam

Magazina
Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Magazina
Dua Lipa bën një paraqitje të rrallë familjare, teksa merr pjesë në sfilatën e modës “Gucci Cruise 2025”

Dua Lipa bën një paraqitje të rrallë familjare, teksa merr pjesë në sfilatën e modës “Gucci Cruise 2025”

Magazina
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen

Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen

Magazina
“Je vetëm një poshtërsirë” – Egla debaton ashpër me Heidin, për shkak të përqeshjes që ajo i bëri Gracianos

“Je vetëm një poshtërsirë” – Egla debaton ashpër me Heidin, për shkak të përqeshjes që ajo i bëri Gracianos

Magazina
U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

Magazina
Kalo në kategori