LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive – Anxhela Peristeri flet pak para finales së Eurovision 2021: Shpresoj të marr mbështetjen e të gjithë shqiptarëve edhe një herë

Ekskluzive – Anxhela Peristeri flet pak para finales së Eurovision 2021: Shpresoj të marr mbështetjen e të gjithë shqiptarëve edhe një herë
Anxhela Peristeri gjatë performancës në skenën e Eurovision 2021, nata e dytë gjysmëfinale (Foto: Eurovision TV)

Sonte (e shtunë) mbahet nata finale e Eurovision 2021, në Rotterdam të Holandës.

Plot 26 shtete do të konkurrojnë për vendin e parë, që njëherësh do të përcaktojë edhe vendin ku do të mbahet Eurovisioni vitin e ardhshëm.


Shqipëria këtë vit përfaqësohet denjësisht nga këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën “Karma”, e cila bëri një interpretim të shkëlqyer live në natën e dytë gjysmëfinale të enjten, duke fituar votat e mjaftueshme për ta kualifikuar vendin e saj për në finalen e madhe.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Anxhela ka rrëfyer emocionet e natës së dytë, pas arritjes së momentit kulminant – atij të kualifikimit për në finalen e sotme.

“Eurovisioni është një skenë aq e madhe, me një audiencë aq të madhe sa që kontrollimi i emocioneve gjatë performimit është shumë i vështirë. Në momentin që dëgjuam se ishim në finale, isha shumë e lumtur dhe emocione te jashtëzakonshme që është vështirë të pëshkruhet sidomos kur aspak nuk e prisja që ne të emërohemi si kualifikuesi i parë. Ishte një moment shumë i bukur”, ka thënë Anxhela Peristeri për Telegrafin.

Anxhela Peristeri gjatë performancës në skenën e Eurovision 2021, nata e dytë gjysmëfinale (Foto: Eurovision TV)

Në natën e gjysmëfinales, ajo këndoi e 11-ta në renditje, ndërkohë që sipas shortit të hedhur për mbrëmjen finale, sonte artistja shqiptare do të ngjitet një skenë për të performuar e dyta.

Për Telegrafin, Peristeri tregoi emocionet për performancën e sotme, duke bërë njëherësh thirrje për të gjithë shqiptarët e diasporës që të shprehin mbështetjen ndaj saj, duke votuar.

“Emocionet gjithnjë janë në rritje kur afrohet ora e performimit, jam shumë e lumtur që arritëm në finale dhe do e përfaqësojmë gjithë shqiptarët anembanë dhe muzikënshqiptare. Jam shumë falenderues për votat e shqiptarëve në diasporë në natën e gjysmëfinales, sonte gjithashtu dhe një herë pres mbështetjen e tyre për ta ngjitur sa më lartë Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët në këtë edicion. Sonte, performoj me numrin 02, dhe shpresoj të marr mbështetjen e gjithë shqiptarëve dhe një herë”, ka thënë Anxhela Peristeri.

Anxhela Peristeri gjatë performancës në skenën e Eurovision 2021, nata e dytë gjysmëfinale (Foto: Eurovision TV)

Më poshtë gjeni listën me numrat përkatës të secilit shtet, nga ku mund të votoni Shqipërinë me kodin 02, varësisht nga shteti ku ndodheni.

Mënyra se si mund të votoni nga secili shtet përkatës për Shqipërinë në finalen e Eurovision 2021 (Foto: Anxhela Peristeri/Instagram)

Anxhela nuk është shqiptarja e vetme sivjet në finalen e Eurovision 2021, pasi edhe shteti i Zvicrës ka fatin të përfaqësohet nga një talent shqiptar – dhe ai është artisti Gjon Muharremaj i njohur si Gjon’s Tears.

Gjoni gjithashtu në një intervistë për Telegrafin kishte treguar se e kishte për nderë ta përfaqësonte Zvicrën, ndërsa thotë se po t’i jepej mundësia, me shumë qejf do të prezantonte në ndonjë të ardhme edhe Shqipërinë dhe Kosovën (nëse fiton të drejtën e pjesëmarrjes) në Eurovision.

Gjon Muharremaj gjatë performancës në skenën e Eurovision 2021, nata e dytë gjysmëfinale (Foto: Eurovision TV)

“Unë jam lindur në Zvicër nga prindër që kanë imigruar. Babai im është nga Suhareka në Kosovë dhe mamaja nga Tirana në Shqipëri. Kur jam përzgjedhur si përfaqësues i Zvicrës në Eurovision, jam ndjerë shumë krenar dhe me fat se është eveniment shumë unik dhe do më japi shumë eksperiencë në artin tim”, ka thënë Gjoni për Telegrafin.

Gjon Muharremaj - artisti shqiptar që përfaqëson Zvicrën sivjet në "Eurovision": Me shumë qejf do ta prezantoja edhe vendin tim në një të ardhme
Lexo po ashtu Gjon Muharremaj - artisti shqiptar që përfaqëson Zvicrën sivjet në "Eurovision": Me shumë qejf do ta prezantoja edhe vendin tim në një të ardhme

Gjoni e përfaqëson Zvicrën me këngën “Tout l’Univers” dhe mban kodin 11, për të gjithë ata që duan ta votojnë në finale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Magazina
Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Magazina
Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Magazina
Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Magazina
“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

Magazina
Kalo në kategori