Këshilli i Universiteteve Ndërkombëtare dhe Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë organizuan punëtorinë me temë “Islami dhe Shkenca” në Universitetin Teknik të Gebzes (GTU) në qytetin turk Kocaeli, raporton Anadolu Agency (AA).
Në program marrin pjesë ekspertë të shumtë nga Turqia dhe pjesa tjetër e botës, ndërsa fjalën hyrëse e kishte Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Ali Muhiddin al-Qaradaghi.
Ai tha se goditjen më të madhe ndaj kulturës islame e kanë dhënë ata që thonë se dera e interpretimit dhe e jurisprudencës është e mbyllur.
Duke theksuar nevojën për reforma në botë, Al Qaradaghi tha se kjo nuk do të thotë braktisjen e parimeve islame në kontekstin e botës islame dhe se kjo nevojë nuk duhet të keqinterpretohet.
“Ne i përdorim idetë dhe mendjet tona për t’iu përgjigjur nevojave të sotme. Mos u kënaqni veten vetëm me kulturën shpirtërore, por drejtohuni së bashku me kulturën e botës. Pa lexuar libra, nuk mund ta kuptojmë të vërtetën shpirtërore”, tha Al-Qaradaghi.
Al-Qaradaghi është një ekonomist islam dhe ka punuar si këshilltar i bankave islamike për katër dekada, ndërsa sot tha se përgjigjja për të gjitha krizat ekonomike dhe sfidat qëndron në kulturën islame.
Ai më tej tha se bota islame duhet të zhvillojë monedhën e vet për tregtinë dhe zhvillimin e saj dhe kështu të shpëtojë nga kamata dhe varësia e dollarit amerikan.
Ai shtoi se për këtë ide ka biseduar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Rektori i GTU-së, Hasan Asllan, në fjalimin para pjesëmarrësve të punëtorisë tha se kjo është një mundësi për ekspertët që të punojnë së bashku për çështje të rëndësishme.
Duke theksuar rëndësinë që Islami i jep dijes, Aslani tha se qytetërimi islam është një segment i pandashëm i kulturës botërore dhe civilizimit.
“Në fund të punëtorisë do të shpalosim përfundimet e ekspertëve që do të publikohen në më shumë gjuhë”, tha Aslan.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
Eksploro natyrën me stil dhe komoditet me ofertat e Melodia Px për Ditën e Punëtorëve!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre