LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia e Eurozonës pritet të rritet më shpejt vitin e ardhshëm

Ekonomia e Eurozonës pritet të rritet më shpejt vitin e ardhshëm

Zyrtarë të Bashkimit Evropian janë shprehur se ekonomia e Eurozonës do ta rimarrë veten në vitin 2020, pas ngadalësimit të sivjetshëm, po ashtu papunësia pritet të ulet më tej.

Sipas Komisionit Evropian, rritja ekonomike e sivjetshme do të jetë 1.2 për qind më e ulët se ajo prej 1.9 për qind e vitit të kaluar, por shifra parashikohet të arrijë në 1.5 për qind vitin tjetër.

Papunësia në 19 vendet e Eurozonës do të bjerë në 7.3 për qind në vitin 2020 nga 7.7 për qind që parashikohet të jetë në vitin 2019.

Komisionari i BE-së për Çështjet Ekonomiko-Financiare, Pierre Moscovici u shpreh se gjendja fiskale e Italisë mund të përkeqësohet më tej vitin e ardhshëm me një deficit 3.5 për qind apo mbi kufirin prej 3 për qind të BE-së.

“Ekonomia e çdo shteti anëtar do të vazhdojë të rritet sivjet dhe vitin tjetër, pavarësisht se me një ritëm të ngadaltë. Në Itali, rritja e dobët ekonomike do ta çojë nivelin e deficitit deri në 2.5 për qind këtë vit. Bazuar në hamendësimin që politikat nuk do të ndryshojnë, deficiti do të zë 3.5 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto së vendit në vitin 2020”, tha Moscovici.

Komisioni Evropian ka ulur gjithashtu parashikimin për rritjen e ekonomisë gjermane nga 1.1 për qind në 0.5 për qind.

Ndërsa, Banka Qendrore Evropiane parashikon që inflacioni në Eurozonë do të jetë 1.2 për qind në vitin 2019 dhe 1.5 për qind në vitin 2020. Ky institucion ka njoftuar planet për dhënien e një raundi të ri të kredive me interes të ulët bankave komerciale, për të nxitur zhvillimin ekonomik. /Telegrafi/