LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia britanike gjatë muajit maj rritet për 0.3%

Ekonomia britanike gjatë muajit maj rritet për 0.3%

Sipas Zyrës së Statistikave në Londër, ekonomia britanike në muajin maj ka pasur rritje për 0.3 për qind, pas një ngadalësimi prej fillimit të këtij viti. Nxitja e kësaj rritje erdh kryesisht nga sektori i shërbimeve, ndërkohë që sektori i prodhimit ka pasut ngecje.

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney, së bashku me Komisionin e Politikave Monetare, vendosën të mos rrisin normën e interesit në maj, për shkak të ngadalësimit ekonomik në fillim të vitit 2018. Ata vendosën të presin për shenja se kjo dobësi ishte e përkohëshme prej motit të pazakontë e jo prej problemeve të tjera më të gjera si dalja nga Bashkimi Evropian. Me bazë vjetore, ekonomia e Britanisë së Madhe deri në muajin maj u rrit me 1.5 për qind, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.


Komisioni i Politikave Monetare te Banka e Anglisë në muajin gusht të këtij viti pritet të rrisë normën bazë të interesit në 0.75 për qind, që do të sjellë ndërhyrjen e dytë në më shumë se një dekadë. Të dhënat treguan se sektori i shërbimeve, që përbën 80 për qind të ekonomisë, pati rritje me 0.3 për qind në muajin maj nga muaji i kaluar.

Sektori i prodhimit ra papritmas me 0.4 për qind, prej mbylljes së një terminali të gazit dhe naftës, ndërsa sektori i prodhimit pati rritje me vetëm 0.4 për qind, sa gjysma e normës që prisnin analistët. Sektori i ndërtimi, që ka pasur rënie prej motit të keq në fillim të vitit, në këtë muaj pati rritje me 2.9 për qind.

Po ashtu, të dhënat të tjera nga Zyra e Statistikave treguan se deficiti tregtar në mallra mbeti i pandryshuar në 12.36 miliardë paund. /Telegrafi/