LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia amerikane vazhdon të rritet

Ekonomia amerikane vazhdon të rritet

Vlerësimet e rritjes ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tremujorin e tretë të vitit 2018 janë mbi një normë vjetore prej 3 për qind, ku në tremujorin e dytë rritja ishte 4.2 për qind.

Dollari amerikan ra kundrejt monedhave të tjera dhe indeksi i bursave është duke u tregtuar në nivel të ulët. Muajin e kaluar, shitjet e makinave u rritën me 0.8 për qind pasi u ulën me 0.5 për qind në muajin gusht. Shitjet në internet dhe me postë u rritën 1.1 për qind në muajin shtator pas rritjes prej 0.5 për qind në muajin paraprak, përcjell Telegrafi.


Amerikanët kanë shkurtuar shpenzimet në restorante dhe bare, ku shitjet kanë rënë me 1.8 për qind dhe kjo ishte rënia më e madhe që nga dhjetori i 2016-së.

Ndërsa, Departamenti i Tregtisë, tha se ishte e pamundur të përcaktohej ndikimi i Uragani Firence në dëmtimin e shitjeve në restorante dhe bare.

Shitjet në dyqanet e materialeve ndërtimore në muajin shtator u rritën me 0.1 për qind. /Telegrafi/