LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia amerikane rritet me 4.1%

Ekonomia amerikane rritet me 4.1%

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018 ekonomia amerikane u rrit me hapin më të shpejtë në katër vitet e fundit.

Konsumi i fortë ka paraprirë efektin e luftës tregtare, me tarifat e reja që kanë hyrë në fuqi që prej muajit korrik, ndërsa ndikimi i luftës tregtare pritet të vërehen në tremujorin e tretë të vitit.


Sipas të dhënave të Departamentit të Tregtisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rritja ekonomike në tremujorin e dytë ishte 4.1 për qind që është edhe performanca më e fortë që prej tremujorit të tretë të 2014-së. Edhe shpenzimet qeveritare, në rritje të ndjeshme, kanë dhënë një kontribut të konsiderueshëm në këtë shifër, përcjell Telegrafi.

Presidenti Donald Trump i komentoi të dhënat më të fundit të Prodhimit të Brendshëm Bruto duke hënë se, administrata e tij ka arritur një kthesë ekonomike të përmasave historike.

Edhe të dhënat e tremujorit të parë janë rishikuar në rritje prej 2.2 për qind, ndërkohë kërkesa e brendshme regjistrohet në rritje me 4.3 për qind gjatë tremujorit të dytë. /Telegrafi/