LAJMI I FUNDIT:

Eklipsi në Peshore: Një ndryshim i madh energjish, ja ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Eklipsi në Peshore: Një ndryshim i madh energjish, ja ç’do të ndodhë me shenjën tënde

E ndjen dhe jo, nuk po e imagjinon! Jemi në mes të një ndryshimi të madh energjish!

Më 2 tetor do të përjetojmë një eklips diellor, i cili do të ndodhë në Hënën e re në Peshore. Edhe me ndikimin e Plutonit, do të arrijmë të ndiejmë peshën e transformimeve të mëdha që do të ndodhin rreth nesh, duke nisur që nga aspekti personal, deri tek ai i komunitetit dhe karrierës.

Me Plutonin në Bricjap mund të ndihet nevoja për të marrë një rol më të rëndësishëm dhe më të përgjegjshëm në jetën e gjithsecilit, por edhe për të kërkuar figura më autoritare dhe partnerë romantikë që na ofrojnë qëndrueshmëri.


Dashi

Askush nuk mund të të tregojë se si të jetosh jetën tënde, Dash. Ti e di se jeta jote ka të bëjë me pavarësinë dhe individualitetin. Ndërkohë që duhet të sigurohesh se po i qëndron besnik vetes, do të jesh i/e detyruar të varesh edhe nga të tjerët nëse pret një lajm apo një bashkëpunim. Ndoshta rrugët drejt zgjidhjes nuk janë ato në të cilat ke kaluar më parë, por do të ndihesh shumë rehat duke hapur shtigje të reja. Ti ke lindur për të shkëlqyer!

Demi

Risitë mund të lindin nga rutina e përditshme. Ky eklips të shtyn të kontrollosh se si po e ndan energjinë tënde me të tjerët. A po e torturon veten më tepër për të tjerët? A po të merr shumë kohë veprimtaria në ndonjë fushë të caktuar jetës? Kujdesi për veten është primar dhe ti e di shumë mirë, pavarësisht se e neglizhon. Dhe jo, nuk ka të bëjë thjesht me një orë palestër, por edhe me zgjedhjen për t’u thënë “jo” shumë situatave.

Binjakët

Të shkosh pas te zakonet e vjetra mund të të duket si diçka e rehatshme dhe e njohur, por nëse e bën këtë, si do të vazhdosh përpara? Ky eklips diellor të thotë të mos devijosh nga qëllimet e tua dhe të mos biesh pre e zakoneve të vjetra. Yjet nuk kanë 100% fuqi në jetën tënde, por veprimet e tua po!

Gaforrja

Gaforre, me shumë gjasa po përjeton dëshirën për të qëndruar në zonën tënde të rehatisë dhe për të injoruar çështjet që të sjellin lodhje dhe stres, sidomos në aspektin familjar. Por duhet ta dish se këto çështje janë të pashmangshme. Jeta na sjell sfida për t’i kaluar ato. A ndihesh mirë kur largohesh nga një problem familjar, apo gati të përmirësosh situatën?

Luani

Komunikimi në gjuhë të thjeshtë mund të bëjë që të të perceptojnë si një person të paqartë dhe me të drejtë, kjo mund të të duket paksa ironike. Mund të përpiqesh t’i mbash gjërat të qarta dhe të thjeshta, por jo duke e zvogëluar veten. Thuaj atë që do, gjithmonë dhe aftëso komunikimin, në përshtatje me rrethanat dhe njerëzit përreth.

Virgjëresha

Bindjet e tua mund të të largojnë nga nevoja për rehati. Virgjëreshë, nuk ke nevojë të ndryshosh moralet e tua; në fakt, ajo që beson mund të jetë në përputhje të plotë me qëllimet e tua. Ndërmerr një hap më tej dhe mendo për zhvillimin e ardhshëm kur bëhet fjalë për vendimet dhe mendimet e tua.

Peshorja

A ndihesh i/e kënaqur me veten, Peshore? Nëse po, kjo është fantastike! Po në aspektin e marrëdhënieve? Ky eklips të vendos në qendër të vëmendjes dhe në raport me veten dhe të tjerët. cili është versioni yt i ri? Zgjidhe atë dhe shfaqe në botë!

Akrepi

Shumë gjëra po ndodhin në mendjen tënde dhe mund ta gjesh veten duke u ngatërruar me fjalët kur përpiqesh të shpjegosh veten. Jepi vetes një pushim dhe përqendrohu në përmbushjen e nevojave të tua themelore, si dhe në përkushtimin ndaj detyrimeve bazë të punës. Mund të mendosh se je gati të kalosh në nivelin tjetër, por ndoshta të duhet pak më shumë kohë dhe përpjekje.

Shigjetari

Sigurisht, mund të jesh i/e qartë për qëllimet e tua, por a mos po e gjen veten duke përsëritur të njëjtin cikël si më parë? Ky eklips mund të përforcojë disa nga qëllimet e tua, kështu që përpiqu të jesh mendjehapur dhe gati për ndryshime. Mund të bëhesh pak me nerva nga mungesa e përparimit dhe miratimit që të mungon këto kohë, por beso në aftësitë e tua.

Bricjapi

Përpiqu të shmangësh përfshirjen e shumtë shumë në jetën publike, e cila të detyron të humbësh fokusin nga familja. Jeta në shtëpi mund të duket veçanërisht e tensionuar dhe e mbushur me emocione disi intensive në këtë periudhë. Kur ndjesitë rriten ose përjetohet një emocion konfuzioni në hapësirën tënde, hapi më i mirë është të pranosh atë që ndihesh se nuk shkon. Ndjenjat e tua kanë rëndësi, Bricjap i dashur!

Ujori

Ti ke tendencën të filozofosh më shumë seç duhet, sidomos për të vërtetat që di. Kjo mund të jetë një formë distancimi për ty, por edhe sa do të vazhdosh të shmangësh qëllimet e tua? Ke diçka për të dëshmuar? Duhet të veprosh dhe të marrësh në konsideratë zgjedhjet dhe ndjenjat e tua. Nuk ka nevojë të largohesh nga fantazmat e së shkuarës apo të bësh shumë filozofi, mjaftosh të mos injorosh dëshirat dhe qëllimet e tua.

Peshqit

Të gjitha shenjat tregojnë që po përgatitesh të bësh një ndryshim të madh në jetën tënde. Mënyra se si u qasesh kënaqësive dhe dashurisë mund të mos përputhet më me vlerat e tua. Ndërsa rishikon mendimet dhe zgjedhjet e tua, beso se aftësia jote për të qenë në të njëjtën linjë me atë që beson. Kjo do të të shtyjë përpara në projektet e tua. Nëse ke ndjerë se po përjeton një bllok kreativ, mos u shqetëso. Bëj pak pushim dhe rifillo! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Testoni inteligjencën, keni 15 sekonda të gjeni se cila derë është më e sigurta që personi në fotografi të arratiset

Testoni inteligjencën, keni 15 sekonda të gjeni se cila derë është më e sigurta që personi në fotografi të arratiset

A e dini se...
Thani rrobat shpejt me një metodë që nuk kërkon asnjë mjet me ngrohje

Thani rrobat shpejt me një metodë që nuk kërkon asnjë mjet me ngrohje

A e dini se...
Zhdukni mykun në banjë me një produkt të thjeshtë shtëpiak

Zhdukni mykun në banjë me një produkt të thjeshtë shtëpiak

A e dini se...
Gjëja që duhet të vendosni gjithmonë në dysheme në mënyrë që shtëpia të jetë e ngrohtë

Gjëja që duhet të vendosni gjithmonë në dysheme në mënyrë që shtëpia të jetë e ngrohtë

A e dini se...
Temperatura ideale për të ngrohur shtëpinë pa i rritur faturat e energjisë

Temperatura ideale për të ngrohur shtëpinë pa i rritur faturat e energjisë

A e dini se...
Eklipsi në Peshore: Një ndryshim i madh energjish, ja ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Eklipsi në Peshore: Një ndryshim i madh energjish, ja ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Astrologji
Kalo në kategori